Kthehu te lista
01 Mars 2019

Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit së shpejti me auditime të përbashkëta në fushën e teknologjisë së informacionit

Auditoret e TI ne takim me KLSH

Në datat 28 shkurt dhe 01 mars, një grup auditorësh nga Zyra Kombëtare e Auditimit nën udhëheqjen e Ndihmës Auditores së Përgjithshme znj.Vlora Spanca morën pjesë në një punëtori për Auditimet e Teknologjisë së Informacionit në Kontrollin e Lartë të Shtetit të Shqipërisë.

Kjo vizitë i shërben thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e auditimit të teknologjisë së informacionit. Gjatë dy ditëve janë shkëmbyer përvojat në zbatimin e standardeve ndërkombëtare të auditimit publik dhe praktikave të mira në fushën e auditimit të sistemeve të teknologjisë informative. Po ashtu është diskutuar për shkëmbimin e informatave dhe materialeve relevante.

Të dyja palët kanë prezantuar auditimet e kryera në fushën e teknologjisë së informacionit dhe janë shqyrtuar mundësitë për të realizuar auditime të përbashkëta në këtë fushë.

Të ngjashme