Kthehu te lista
23 Nëntor 2018

Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit shkëmbejnë përvojat në auditimin e sektorit publik

Vizita ne KLSH

Në datat 22-23 nëntor, një grup auditorësh nga Zyra Kombëtare e Auditimit kanë zhvilluar vizitë studimore në Kontrollin e Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë vizitës dy ditore  janë zhvilluar punime me fokus në metodologjinë e auditimit, manualin e auditimit të TI-së, udhëzime dhe praktika në zbulimin e korrupsionit dhe mashtrimit financiar në auditim.  Poashtu, janë shkëmbyer përvoja në auditimin e shoqërive publike dhe investimet e huaja, zhvillimi profesional si dhe rëndësia e sistemeve të kontrolleve të brendshme.

Në fillim të këtij muaji, auditorët e KLSh-së, vizituar Zyrën Kombëtare të Auditimit, me c’rast shkëmbyen përvojat, praktikat dhe sfidat e auditimit në këto institucione. Këto vizita u zhvilluan në kuadër të  Marrëveshjes bilaterale të bashkëpunimit ndërmjet Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Marrëveshjet e tilla, ofrojnë mundësi që të shkëmbehen pikëpamjet, metodat dhe përvojat e punës me vendet e tjera me qëllim të ngritjes së mëtejme të kapaciteteve profesionale në fusha të ndryshme.

Të ngjashme