Kthehu te lista
03 Gusht 2017

Zyra Kombëtare e Auditimit inkurajohet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë

Ambasada Amerikane në Prishtinë para disa ditëve në profilin e tyre në faqen ‘Facebook’ ka theksuar rolin e Zyrës Kombëtare të Auditimit duke na zgjedhur si ekipi dhe profili i ardhshëm që inkurajohet prej tyre në Kosovë. Ambasada ka theksuar misionin tonë që të ndihmojmë institucionet e Kosovës të përdorin mirë paranë, të krijojnë një qeveri të fortë dhe të përmirësojnë jetën e qytetarëve. Ambasada ka vënë në dukje se ZKA kryen auditime për të siguruar që qeveria mbikëqyret lidhur me menaxhimin e fondeve publike dhe përdorimin e tyre. Duke audituar në mënyrë të pavarur fondet publike dhe pastaj duke raportuar gjetjet e tyre në faqen e tyre të internetit, ZKA u jep të gjithëve mundësinë për të monitoruar qeverinë, raporte të cilat janë publikuar si auditime individuale për vitin 2016 dhe auditimi i plotë i buxhetit të vitit 2016 që do të publikohet në gusht. Në fund, ambasada jep referencën për web faqen tonë dhe shpërndanë me të tjerët profilin tonë në ‘Facebook’ për të parë se si ZKA siguron që Qeveria po shpenzon me mençuri për të ardhmen e Kosovës!

Versioni origjinal i tekstit i publikuar më 13 korrik 2017:

Our next Profile in Courage in #Kosovo is the team at the Kosovo National Audit Office (KNAO). Their mission is to help Kosovo institutions use their money well, create a strong government, and improve the lives of citizens. KNAO carries out audits to ensure the government is held to account for their use and management of public funds. By independently auditing public funds and then reporting their findings on their website, KNAO gives everyone the chance to monitor the government. You can see individual audits for 2016 now and the full audit of the 2016 budget will come out in August. To see the reports and more, go to: zka-rks.org. “#Iam4Kosovo by making sure the Government is spending wisely for the future of Kosovo!”

mund të lexohet në profilin e Ambasadës Amerikane në Facebook: https://web.facebook.com/pg/kosovo.usembassy/posts/

Të ngjashme