Kthehu te lista
19 Prill 2018

Zyra Kombëtare e Auditimit intensifikon bashkëpunimin ndërkombëtar

IMG_0217

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur për vizitë zyrtare dy ditore z. Seyit Ahmet Baş, President i Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI) dhe Institucionit Suprem të Auditimit të Turqisë, me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit bilateral është biseduar për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve supreme të auditimit që u formalizua me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit nga krerët e dy institucioneve.

Me këtë rast z. Osmani theksoi se objektivat kryesore të bashkëpunimit janë zbatimi i plotë i standardeve ndërkombëtare të auditimit në sektorin publik dhe praktikave të mira ndërkombëtare dhe shkëmbimi i përvojave në ngritjen e kapaciteteve institucionale, avancimin e metodologjisë dhe procedurave të auditimit të jashtëm.

Nga ana e tij z. Ahmet Baş, ka siguruar Auditorin e Përgjithshëm për përkrahjen profesionale, në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përkrahjen për Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës në integrimin në organizmat rajonale dhe ndërkombëtare të institucioneve supreme të auditimit.

 

Të ngjashme