Kthehu te lista
04 Korrik 2018

Zyra Kombëtare e Auditimit mbyll ciklin e takimeve konsultative për Planin Strategjik 2018-2021

Takimet_PlaniStrategjik

Zyra Kombëtare e Auditimit në datat 3 dhe 4 korrik 2018, ka prezantuar dhe shqyrtuar Projekt Planin Strategjik 2018-2021 me të gjithë stafin e ZKA-së.

Këto takime përmbyllin ciklin e konsultimeve të mbajtura edhe me partnerët kyç të jashtëm, si Kuvendi i Republikës së Kosovës, Organizatat e Shoqërisë Civile dhe Mediat si dhe organizatat donatore që veprojnë në Kosovë.

Pas këtyre konsultimeve, ekipi për planifikim strategjik I themeluar nga Auditori I Përgjithshëm,  për hartimin e Planit Strategjik, është duke shqyrtuar sygjerimet dhe këshillat e pranuara si nga partnerët e jashtëm ashtu edhe nga stafi I ZKA-së, dhe pas finalizimit të dokumentit, do t’i propozojë Auditorit të Përgjithshëm për miratim Planin Strategjik tre vjeçar për Zyrën kombëtare të Auditimit.

Procesi i planifikimit strategjik është mbështetur nga ekspertë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë.

Të ngjashme