Kthehu te lista
27 Mars 2019

Zyra Kombëtare e Auditimit merr pjesë në Takimin e Dytë të Aleancës së Auditorëve

Takimi i dyte i Aleances se Auditoreve

Me datë 22 mars, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Ilir Salihu dhe znj. Mirlinda Beqiri auditore, morën pjesën në Takimin e Dytë të Aleancës së Auditorëve, të mbajtur në selinë qendrore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonimik (OECD), në Paris, Francë.  Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të 74 shteteve, nga organizata të ndryshme, përfshirë: institucionet supreme të auditimit, organizatat e auditorëve të brendshëm, si dhe organizatat rajonale dhe globale të auditorëve.

Qëllimi i takimit ishte të bashkojë auditorët e sektorit publik si dhe të krijojë një hapësirë për të ndarë praktikat e mira dhe për të tejkaluar sfidat në auditimin e sektorit publik. Po ashtu, ky takim ka shërbyer për të lehtësuar partneritetin institucional në frymën e të mësuarit të ndërsjellë dhe bashkëpunimin e synuar, duke iu përshtatur nevojave dhe aftësive të auditorëve të ndryshëm dhe subjekteve te auditimit.

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Ilir Salihu ka udhëhequr njërin nga sesionet e këtij takimi me temën “Përshtatja me ndryshimin dhe përdorimi i teknologjive të reja për auditim”. Tema të tjera të diskutuara në këtë takim ishin “Auditimet në një epokë të shpërthimit digjital”,  “Analizat strategjike të auditimit për ruajtjen e integritetit” si dhe “Inteligjenca artificiale dhe auditimi automatik: mundësitë dhe rreziqet”.

“Aleanca e Auditorëve” është një forum unik për sektorin publik për auditorët e brendshëm dhe të jashtëm, për të shkëmbyer njohuri dhe përvoja në praktikat e tyre të auditimit.

Ky takim është mbajtur në kuadër të javës së Integritetit të OECD-së, së bashku me Forumin Global të Anti-Korrupsionit dhe Integritet, duke u fokusuar në rreziqet dhe mundësitë e teknologjive të reja për anti-korrupsion dhe integritet.

Për më shumë vizitoni  http://www.oecd.org/governance/ethics/auditors-alliance-annual-meeting.htm

Të ngjashme