Kthehu te lista
05 Prill 2019

Zyra Kombëtare e Auditimit shkëmben përvojat me auditorët suedezë dhe palestinezë

Vizita e zvAP ne Stokholm

Në kuadër të vizitës në selinë e Zyres Kombëtare të Auditimit të Suedisë, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Ilir Salihu, është takuar me drejtuesit dhe personelin auditues të Institucionit Suprem të Auditimit të Suedisë, me të cilët ka diskutuar për modalitetet e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit bilateral, në kuadër të Marrëveshjes për Bashkëpunim ndër-institucional.

Gjatë qëndrimit në Suedi, z. Salihu ka qenë i ftuar që të marrë pjesë në takimet e përbashkëta të personelit të Zyres Kombëtare të Auditimit të Suedisë me drejtuesit e Zyres Shtetërore të Auditimit të Palestinës dhe të prezantojë përvojat e Zyres Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, në lidhje me planifikimin strategjik, menaxhimin e ndryshimit dhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe njerëzore.

Të ngjashme