Kthehu te lista
16 Tetor 2018

Zyra Kombëtare e Auditimit zgjeron mbulueshmërinë dhe rrit numrin e auditimieve

LogoPerWeb

Katër ndërmarrje publike dhe dy organizata të reja buxhetore do të auditohen për herë të parë këtë vit nga Zyra Kombëtare e Auditimit

Auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë filluar punën për realizimin e planit vjetor të auditimit për sezonin 2018/2019. Në këtë plan janë përfshirë të gjitha auditimet e detyrueshme të rregullsisë si dhe është rritur numri i auditimeve të ndërmarrjeve publike dhe auditime të performancës.

Këtë vit, për herë të parë auditohen Telekomi i Kosovës, Posta e Kosovës, KRM Pastrimi, Llotaria e Kosovës si dhe dy organizata të reja buxhetore, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Poashtu, është zgjeruar mbulueshmëria dhe është rritur numri i auditimeve të performancës që përfshinë tema nga fusha të rëndësishme si ekonomia, shëndetësia, arsimi, investimet publike dhe mjedisi.

Auditimet do të realizohen në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare të institucioneve supreme të auditimit (“SNISA”), duke u bazuar në vlerat univerzale të ISA-ve dhe të ZKA-së si: pavarësia, profesionalizmi, integriteti dhe transparenca.

Zyra Kombëtare e Auditimit  është e dedikuar të ofroj informacion cilësor mbi përdorimin e fondeve publike, përmes raporteve të auditimit. Raportet përmbajnë rekomandime për adresimin e dobësive të identifikuara. Rezultatet kanë për qëllim të rrisin besueshmërinë në shpenzimin e fondeve publike.

Të gjitha raportet e ZKA-së janë të qasshme për publikun dhe mund t’i gjeni në faqen tonë të internetit, www.zka-rks.org

Të ngjashme