Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik dhe financiar, i cili me Kushtetutë dhe ligjet e vendit gëzon pavarësi funksionale, financiare dhe operative. Zyra Kombëtare e Auditimit të Republikës së Kosovës është institucion i pavarur i cili mbështet Auditorin e Përgjithshëm në kryerjen e detyrave të tij/saj.