Auditori i Përgjithshëm është  institucion kushtetues i pavarur dhe i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kuvendi i Kosovës me propozimin e Presidentit, emëron një Auditor të Përgjithshëm të Kosovës, mandati dhe detyrat e të cilit përcaktohen me Kushtetutë dhe me Ligjin për Auditorin e Përgjithshëm.

Sigurimi i objektivitetit dhe pavarësisë është thelbësore. Kjo duhet të sigurohet përmes ushtrimit të një mandati të gjerë, të qëndrueshëm dhe ligjor; pajtueshmërisë me standardet profesionale të auditimit; dhe një kodi të fuqishëm të brendshëm për mirësjellje profesionale.

Besnik Osmani, është Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, i emëruar nga Kuvendi me 30 mars 2016.