Kthehu mbrapa
img3

Besnik Osmani

 

Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës

lindur më 25 shkurt 1970.

I  propozuar nga Presidentja Z. Osmani është emëruar Auditor i Përgjithshëm i Kosovës nga Kuvendi i Kosovës me 30 mars 2016. Ai ka mandat 5 vjeçar si Auditor i Përgjithshëm  dhe udhëheqë Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.

Komunikimi
Gjuha shqipe, angleze dhe serbe

Përvoja e punës

2016 –

Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, Zyra Kombëtare e Auditimit

2005 – 2016

Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

2005 – 2007

Drejtor  Jo ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenci”, Agjensioni i Mirëbesimit të Kosovës

2004 – 2005

Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Ekonomik Ndërkombëtar, Ministria e Financave dhe Ekonomisë

2000 – 2004

Drejtor i Administratës Qendrore, Autoriteti Qendror Fiskal,

Shkurt – tetor, 2000

Udhëheqës i Divizionit të Hyrave Publike, Thesari i Kosovës

1996 – 2000

Mësimdhënës, Shkolla e Mesme Ekonomike, Prishtinë

Detyra të veçanta:

2009 – 2016

Koordinator Nacional i Strukturave Operative për Bashkëpunim Ndërkufitar me Shtetet Fqinje

2013 – 2016

Anëtar i Grupit Teknik për Asociacionin, në kuadër të dialogut Prishtinë – Beograd

2008 – 2012

Anëtar i Komitetit Ndërministror për Decentralizim

2008 – 2014

Anëtar i Bordit Drejtues për Reformën në Administratë Publike

2010 – 2014

Zëvendës Kryesues i Bordit Kombëtar për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar

2005 – 2007

Anëtar i Grupit të Ekspertëve në bisedimet e Vjenës

2001 – 2004

Anëtar i Këshillit Evropian për Çështje të Minoriteteve/ECMI

 

Përgatitja profesionale

Magjistër i Shkencave në Politikat Publike dhe Administratë Publike – Instituti për Teknologji Rochester, SHBA, 2011

Ekonomist i Diplomuar – Fakulteti Ekonomik, Prishtinë, Kosovë, 1996

Trajner i Certifikuar Ndërkombëtar për Administratë Publike – Instituti i Vjenës, Austri, 2004

 

Trajnime të veçanta

  • Shteti dhe Qeverisja Lokale – Departamenti i Shtetit Amerikan, Uashington DC, 2008
  • Demokracia dhe Politika – Shkolla Politike e Këshillit të Evropës, Strasburg, Francë, 2006
  • Menaxhimi i borxhit publik – Fondi Monetar Ndërkombëtar, Vjenë, Austri, 2004
  • Qendra për Financa të Shkëlqyeshme – Portorozh, Slloveni, 2003
  • Planifikimi dhe menaxhimi i shpenzimeve publike – Akademia Federale për Administratë Publike, Berlin, gjermani, 2002

 

Përvojë profesionale në drejtimin e grupeve të ekspertëve

  • Ligji për borxhin publik – MF, Prishtinë, 2010
  • Strategjia e Vetëqeverisjes Lokale – MAPL, Prishtinë, 2008
  • Ligji për shërbimin civil – MAP, Prishtinë, 2008
  • Ligji për financat e pushtetit lokal – MF, Prishtinë, 2008
  • Ligji për kufijtë administrativ të komunave – MAPL, Prishtinë, 2007
  • Ligji për vetëqeverisje lokale – KK, Prishtinë, 2007
  • Strategjia për riatdhesimin dhe ri-integrim – UNMIK, Prishtinë, 2006
  • Ligji për zgjedhjet lokale – OSCE, Prishtinë, 2006
  • Dokumenti Kornizë për Qeverisje të Mirë – QK, Prishtinë, 2005
  • Ligji për financat publike dhe përgjegjësitë – CFA, Prishtinë, 2003

 

Angazhimet e veçanta/ Konferenca dhe programe përfaqësimi:

  • Mësimdhënës në Kolegjin AAB/ Fakulteti i Administratës Publike, Prishtinë, 2015 -2016
  • Ligjërues mysafir në Universitetin Cambridge,  Angli, 2015
  • Ligjërues mysafir në Universitetin Arcadia, SHBA, 2012
  • Vizita studimore për reformat në administratën publike, Latvi, 2012
  • Vizita studimore për menaxhimin e konflikteve, Irlanda e Veriut, 2011
  • Vizita studimore për organizimin territorial, Finlandë, 2010
  • Vizita studimore për dekoncentrimin e kompetencave, Turqi, 2009
  • Vizita studimore për menaxhimin e qyteteve, Kanada, 2008
  • Vizita studimore për punën në komunitet, Poloni, 2007
  • Vizita studimore për menaxhimin e mbeturinave, Gjermani, 2006
  • Vizita studimore për bashkëpunimin ndërkufitar, Kroaci, 2006
  • Vizita studimore për zhvillimin regjional, Kazakistan, 2004
  • Vizita studimore për menaxhimin e financave publike, Slloveni, 2003
  • Vizita studimore për menaxhimin e kontratave, Danimarkë, 2002
  • Vizita studimore për menaxhimin e resurseve humane, Gjermani, 2001