Didier Migaud, President i parë i Gjykatës së Llogarive të Francës, ka uruar Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës
Në letrën e tij për Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, z. Migaud, ka dërguar urimet e tij dhe në emër të Gjykatës së Llogarive të Republikës së Francës, z. Osmani i dëshiron sukses në detyrën e re.
Ai ka shprehur dëshirën dhe vullnetin për bashkëpunim dhe për të forcuar raportet profesionale veçanërisht në ONISA dhe EUROSAI.
