Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
8/17/2016 4:22:02 PM

Metodologjia e vlerësimit të performancës së menaxhimit të borxheve

Ardita Salihu, e para nga e majta,  rreshti në mes

 

Në datat 8-12 gusht 2016, në Institutin e Vjenës, Austri, është mbajtur trajnimi " Metodologjia e vlerësimit të performancës së menaxhimit të borxheve" i  përkrahur nga Banka Botërore.

Ardita Salihu, auditore nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Republikës së Kosovës ishte pjesëmarrëse në këtë trajnim bashkë me përfaqësues nga vende të ndryshme si: Bosnja dhe Hercegovina, Bjellorusia, Azerbajxhani, Korea, India, Bregu i Fildishtë etj, kryesisht vende në zhvillim.

Metodologjia e vlerësimit të performancës së menaxhimit të borxheve, është një nga indikatorët e rëndësishëm të vlerësimit të  Shpenzimeve Publike dhe Llogaridhënies Financiare (PEFA). Materialet, diskutimet dhe shkëmbimi i përvojave gjatë trajnimit janë vlerësuar si shumë të dobishme, duke ditur  interesimin gjithnjë e më të madh të Kosovës  për mundësitë e financimit nga jashtë. Trajnime të tilla janë me interes për ngritjen e kapaciteteve të auditorëve tanë marrë parasysh rëndësinë e auditimit të elementëve të huamarrjes nga Qeveria dhe auditimin e performancës në menaxhimin e borxheve.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Organizatat Buxhetore që nuk kanë dorëzuar planin e veprimit për implementimin e rekomandimeve

Organizatat Buxhetore që nuk kanë dorëzuar planin e veprimit për implementimin e rekomandimeve

Në pajtim me  Ligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, 05/L-055, neni 23, paragrafi 5,  organizatat buxhetore të audituara kanë obligim që t'i dorëzojnë Zyrës Kombëtare të Auditimit planin e veprimit se si do t'i adresojnë rekomandimet e dhëna në raportin e auditimit.

Organizatat që kanë dështuar të përmbushin obligimin ligjor dhe nuk kanë dorëzuar planet e veprimit për adresimin e rekomandimeve të dhëna në raportet e auditimit për pasqyrat vjetore financiare për vitin 2015, janë:

1. Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik;

2. Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina";

3. Komuna e Dragashit;

4. Komuna e Parteshit;

5. Komuna e Mitrovicës Veriore;

6. Komuna e Zveçanit;

7. Komuna e Zubin Potokut; dhe

8. Komuna e Leposaviçit.

 

 

Lexo më shumë
Komuna e Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit i kanë dorëzuar Zyrës Kombëtare të Auditimit planet e veprimit

Komuna e Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit i kanë dorëzuar Zyrës Kombëtare të Auditimit planet e veprimit

Komuna e Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit i kanë dorëzuar Zyrës Kombëtare të Auditimit planet e veprimit.

Organizatat buxhetore që ende nuk e kanë përmbushur obligimin ligjor dhe nuk kanë dorëzuar planet e veprimit për adresimin e rekomandimeve të dhëna në raportet e auditimit për pasqyrat vjetore financiare për vitin 2015, janë:

1. Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik;

2. Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina";

3. Komuna e Dragashit;

4. Komuna e Parteshit;

Ligji për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, 05/L-055, obligon organizatat buxhetore të audituara, që t'i dorëzojnë Zyrës Kombëtare të Auditimit planin e veprimit se si do t'i adresojnë rekomandimet e dhëna në raportin e auditimit.

 

 

Lexo më shumë