Programi Certifikues për Lidership dhe Zhvillimin e Politikave Publike
Në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, u mbajt sesion informues nga Universiteti Amerikan i Kosovës për Programin Certifikues për Lidership dhe Zhvillimin e Politikave Publike, program i financuar nga USAID.
Qëllimi i programit është që të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve të shërbyesve civil dhe do të ofrojë trajnime të specializuara në lidership, analiza të politikave publike, vendimmarrje të bazuar në dëshmi, si dhe vlerësim të programit.
