Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
5/20/2011 3:22:20 PM

Fjalimi i Auditorit të Përgjithshëm në seminarin “Qeverisja Publike”

Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson, mbajti një fjalim sot në seminarin “Qeverisja Publike”, i organizuar nga Ministria e Financave. Në këtë fjalim Lage adresoi nivelin më të lartë të zhvillimit aktual në fushën e Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit, parakushtet për menaxhimin e agjendës për reformë, si dhe nevojën për qasje shtesë që do të hapnin rrugën për rezultate dhe besim në sektorin publik.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Trajnimet: “Materialiteti /Caktimi i madhësisë së mostrës” dhe “Teknikat e Intervistimit”.

Trajnimet: “Materialiteti /Caktimi i madhësisë së mostrës” dhe “Teknikat e Intervistimit”.

 

Sot në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm mbahen trajnimet: “Materialiteti /Caktimi i madhësisë së mostrës” dhe “Teknikat e Intervistimit”. Trajnimet mbahet për të gjithë punëtorët në trajnim dhe punëtorët e fushave relevante të interesuar. 

Trajtimi i këtyre dy temave do të ndihmojë në zhvillimin e mëtutjeshëm të auditimit të rregullsisë në Kosovë. 

 

 

Lexo më shumë
Misioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë

Misioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë

 

Ekspertë nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë, në vizitën e tyre katër ditore, janë duke kryer një vlerësim të punës së Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës.

Qëllimi i këtij vlerësimi është përcaktimi i fushave të nevojshme për bashkëpunim në mes të dy institucioneve si dhe njohja e opinionit të jashtëm lidhur me punën e ZAP-së.

Gjatë këtij misioni të vlerësimit ekspertët suedezë janë duke kryer intervista të ndryshme me punonjës të ZAP-së si dhe me përfaqësues të hisedarëve tonë kryesor siç janë Kuvendi dhe Qeveria, shoqëria civile, mediat dhe kompanitë private të auditimit. 

 

 

Lexo më shumë