Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
1/18/2017 9:07:15 AM

Banka Botërore jep mbështetje për Zyrën Kombëtare të Auditimit

Banka Botërore ka ndarë grant në shumë prej 198,000 USD, për projektin “Forcimi i kapaciteteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit në auditimet e prokurimit”.
Ky projekt do të ofrojë mbështetje financiare në forcimin e kapaciteteve të Zyrës në auditimet për vlerën për paranë dhe auditimet e pajtueshmërisë me fokus në fushën e prokurimit.
Projekti fokus kryesor do të ketë:  rishikimin dhe analizimin e dokumenteve kyçe si dhe ligje e rregullore me ndikim në menaxhimin e procesit të prokurimit publik dhe ndikimin e auditimeve të pajtueshmërisë: mentorime në fushën e auditimeve për vlerën për paranë; trajnime dhe mentorim në menaxhimin e cilësisë në auditim dhe një punëtori rajonale në shkëmbimin e njohurive ndërmjet Institucioneve Supreme të Auditimit dhe hisedarëve tjerë për dizajnimin dhe zbatimin e reformave në Menaxhimin e Financave Publike. 
Projekti do të zbatohet brenda vitit 2018 sipas një plani të aprovuar nga të dyja palët.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Ministria e Financave dhe Zyra Kombëtare e Auditimit nënshkruajnë Marrëveshje për bashkëpunim

Ministria e Financave dhe Zyra Kombëtare e Auditimit nënshkruajnë Marrëveshje për bashkëpunim

Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Auditor i Përgjithshëm Besnik Osmani kanë nënshkruar sot Marrëveshjen për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit, e cila ka për qëllim të lehtësoj bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të palëve sipas fushë-veprimtarisë së caktuar me qëllim të ofrimit të të dhënave për interesa të përbashkëta. Kjo marrëveshje konfirmon edhe një herë angazhimin e Ministrisë së Financave dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit, për thellimin e bashkëpunimit ndër institucional që synon shkëmbimin e të dhënave zyrtare, Zhvillimin e një sistemi modern, funksional dhe efektiv të menaxhimit të financave publike, si dhe rritjen e llogaridhënies së menaxhmentit të organizatave buxhetore përmes rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të aktiviteteve audituese. Përmes kësaj marrëveshje do të krijohet një kuadër i cili do të shtoj vlerën, ndikimin dhe përfitimet e auditimeve të kryera duke u siguruar në të njëjtën kohë që auditimi i brendshëm dhe auditimi i jashtëm të kryhen me përgjegjësi dhe të arrijnë rolet përkatëse. Zyra Kombëtare e Auditimit dhe strukturat përkatëse të Ministrisë së Financave, përmes kësaj marrëveshje marrin përsipër të informojnë  reciprokisht njëri-tjetrin mbi rezultatet e arritura në përfundim të misioneve audituese të iniciuara mbi bazën e të dhënave të marruar nga pala tjetër.
Lexo më shumë
Fillojnë trajnimet profesionale të auditorëve në Zyrën Kombëtare të Auditimit

Fillojnë trajnimet profesionale të auditorëve në Zyrën Kombëtare të Auditimit

Në kuadër të investimit në edukimin e vazhdueshëm të auditorëve në ZKA kanë filluar trajnimet profesionale, nga data 24 janar deri me 15 shkurt 2017, auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit do të ndjekin trajnimet profesionale, sipas planit vjetor të trajnimeve. Qëllimi i trajnimeve është freskimi dhe azhurnimi i njohurive dhe zhvillimi i shkathtësive teknike dhe shkathtësive të buta dhe menaxheriale. Përveç tjerash në fokus të trajnimeve do të jetë trajtimi i temave  për njohjen e entitetit dhe vlerësimi i rrezikut të vetvetishëm, ndryshimet në bazën ligjore dhe rregullative, kontabiliteti akrual dhe qasja e auditimit të ndërmarrjeve publike si dhe auditimi i pajtueshmërisë dhe materialiteti. Zyra Kombëtare e Auditimit, për nevoja të veta dhe mirëmbajtje të zhvillimit të vazhdueshëm profesional, zhvillon planin vjetor të trajnimeve. Trajnimet realizohen në dy faza, e para gjatë muajve janar - shkurt dhe e dyta korrik - shtator të çdo viti.  Përveç trajnerëve vendor, trajnimet mbahen edhe nga ekspertë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë.  
Lexo më shumë