Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
7/16/2010 2:27:20 PM

Konferenca e dytë Vjetore ZAP 2010

Me datën 12, 13 dhe 14 Korrik 2010 është mbajtur konferenca e dytë Vjetore e ZAP për vitin 2010 në hotelin Drim, Strugë, Maqedoni.

Konferencë kishte për objektivë caktimin e punëve dhe detyrave për secilin të punësuar për finalizim të sezonit të tanishëm të auditimit 2009/10 dhe përgatitjen për sezonin e ri.

Ky sezon i auditimit përmbyllet me 69 auditime të rregullsisë dhe 2 auditime të performancës, së bashku me raportin vjetor të auditimit që në total përbëjnë 72 raporte të auditimit me kohë.

Gjatë kësaj konference punëtorët e ZAP-it patën mundësinë që të ndajnë përvojat mes tyre dhe të diskutojnë në lidhje me sezonin që po kalon me tendencë të nxjerrjes së konkluzioneve duke iu adresuar sezonit të auditimit 10/11. Gjithashtu është diskutuar për shtyllat themelore të platformës së ZAP siç janë:

  •     Strategjia për Zhvillim të Përbashkët
  •     Manuali i Auditimit të Rregullsisë;
  •     Korniza e Menaxhimit të Cilësisë; dhe
  •     Kompetencat e stafit dhe sistemi i ri për vlerësimin e stafit.


Konferenca është konkluduar nga Auditor i Përgjithshëm - Lage Olofsson që ka cekur si në vijim:

“Unë e shoh këtë konferencë të tërë zyrës si një element vital në ndërtimin e kapaciteteve në këtë institucion. Na jep mundësinë për të analizuar rezultatet e arritura, për të parë sukseset dhe dështimet, të nënvizojmë mësimet e mësuara, dhe zbulojmë pritjet e reja prej jashtë me ndryshimet e nevojshme në qasje. Kjo konferencë lehtëson në azhurnimin e strategjive, planeve, metodologjisë dhe qasjes së auditimit. Shkurtimisht kjo konferencë është një pjesë integruese e ndërtimit të kapaciteteve institucionale.

Sipas meje kjo ngjarje ka qenë ende më me vlerë pas marrjes së inputeve prej Partnerëve të Binjakëzimit kur jemi tek auditimet e rregullsisë dhe sistemi i ri për vlerësim të stafit. Auditimi është veprimtaria themelore e ZAP, dhe kjo konferencë e tërë e zyrës lejon mundësinë për të ‘çuar mesazhin përtej' tek i gjithë stafi i ZAP”.

Projekti i financuar nga BE “Mbështetje e mëtutjeshme për ZAP” i menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian.

 

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Për informimin tuaj

Për informimin tuaj

Sot me 10 maj, Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike në mbledhjen e vet do të diskutojë mbi Raportin e Auditimit të Rregullsisë të Agjensionit të Privatizimit të Kosovës. Ndërsa të mërkurën me 11 maj, KMPF do të diskutojë Raportin e Auditimit të Rregullsisë të Doganave të Kosovës.

Të pranishëm përveç anëtarëve të komisionit pritet të jenë përfaqësues nga ZAP, AKP dhe Doganave për të shqyrtuar të gjeturat, komentet dhe rekomandimet e dhëna në raport.

Ndërkaq, Komisioni për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e vet, të mërkurën me 11 maj, do të shqyrtojë Raportin Vjetor të Performancës për vitin 2010 të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

I pranishëm në mbledhje nga ana e ZAP-së do të jetë Auditori i Përgjithshëm Z. Lage Olofsson. 

 

Lexo më shumë
“Raporti Vjetor i Auditimit” i Auditorit të Përgjithshëm

“Raporti Vjetor i Auditimit” i Auditorit të Përgjithshëm

Më datën 31 Gusht, Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson i ka dërguar Raportin e tij Vjetor të Auditimit (RVA) për vitin financiar 2009 në Kuvendin e Kosovës. RVA është një shtyllë e rëndësishme për Qeverisje të Mirë. Raporti Vjetor i Auditimit relevant dhe i prezantuar me kohë i mundëson Kuvendit të mbaj Qeverinë si llogaridhënës mbi atë se si ata kanë arritur ta implementojnë buxhetin për vitin 2009. Po ashtu ky raport i shërben nevojave të qytetarëve si dhe komunitetit ndërkombëtar që të kenë një vlerësim të pavarur të administrimit nga ana e Qeverisë. Auditori i Përgjithshëm shpreh Opinionin e Auditimit mbi Pasqyrat e Konsoliduara Financiare Vjetore të Qeverisë për vitin 2009 dhe ky pra është një ‘Opinion i Pakualifikuar' , d.m.th. në të gjitha aspektet materiale ato janë:
  • Në përputhje me Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike, Udhëzimet dhe standardet e aplikueshme Administrative; dhe
  • Japin një pamje të drejtë dhe të vërtetë për gjendjen financiarë të BKK-së.
Megjithatë, ekzistojnë disa mangësi në proceset e raportimit të cilat nuk janë aq shumë materiale sa të ndikojnë në cilësinë e përgjithshme të informatave. Një bazë për të qenë në gjendje të japim një opinion mbi pasqyrat financiare të BKK kanë qenë auditimet tona në organizatat individuale buxhetore. Ne kemi dhënë 66 opinione në PVF-të për vitin 2009 të cilat në total mbulojnë 95% të të hyrave dhe 80% të shpenzimeve. Përveç këtyre ne kemi kryer edhe 5 auditime të tjera për të cilat nuk kemi dhënë opinion mbi pasqyrat e tyre financiare. Nga auditimet tona të PVF-ve të shpenzuesve individual buxhetor ne kemi dhënë këto opinion(e) të auditimit:
  • 31 të Pakualifikuara (në 16 raste ne duheshim t'ju tërhjekim vëmendjen e lexuesit tek disa çështje të rëndësishme (theksim të çështjes); dhe
  • 35 të Kualifikuara të llojeve të ndryshme (prej të cilave për 29 komuna në nuk kemi qenë në gjendje të japim opinion për shkak të mangësive në informata).
Mbetet shumë për t'u bërë për të siguruar cilësi më të mirë të informatave dhe transparencë më të madhe. Problem i madh janë ende realizimi i buxhetit, menaxhimi financiar dhe kontrollet e brendshme. Mangësitë në këtë aspekt krijojnë problem për cilësinë e raportimit të jashtëm përveç të qenit indikacione për sfida kur kemi të bëjmë me pajtueshmërinë si dhe me efikasitetin dhe efektivitetin në ekzekutimin e buxhetit. Auditor i Përgjithshëm vëren përparimin e bërë gjatë vitit të kaluar kur bëhet fjalë për mbikëqyrjen e shpenzimeve publike nga ana e Kuvendit dhe përpjekjet për të themeluar një strukturë dhe mekanizma më të mirë të llogaridhënies. Një hap tjetër i paraparë është implementimi i mëtutjeshëm i Planit të Veprimit për Menaxhimin Financiar, më shumë fokusnë për rezultate e arritura dhe se shpenzuesit buxhetor do të mbahen llogaridhënës për mënyrën e ekzekutimit të buxhetit. Auditor i Përgjithshëm rekomandon Kuvendin të konsideroj: •  Mbajë seanca dëgjimore me personat përgjegjës në organizatat që i raportojnë drejtpërdrejt Kuvendit; •  Mbajë seanca dëgjimore me personat përgjegjës në organizatat që kanë Opinion të Kualifikuar ose të Kundërt; •  Mbajë seanca dëgjimore me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave dhe atë të Pushtetit Lokal mbi masat që duhet të ndërmerren për të siguruar raportim të jashtëm më të mirë nga Komunat; dhe
  • Theksoj nevojën për pajtueshmëri me kërkesat mbi raportimin e rezultateve dhe të kërkoj përgjigje nga Ministri i Financave mbi atë se si ai ka ndër mend të përkrah masa të tilla.
Lage Oloffson thotë se “ky raport nxjerr në pah, me fjalë të qarta dhe të ndershme, fushat ku ne të gjithë duhet të luajmë pjesën tonë për të shtyrë përpara përmirësimet në sektorin publik. Shpresoj që ai do t'ju shërbejë si një mjet i dobishëm për identifikimin e fushave ku ne të punojmë të gjithë së bashku për të mirën e sektorit publik dhe të qytetarëve të Kosovës” . Ky raport tani është publikuar gjithashtu edhe në ueb-faqen e ZAP www.ks-gov.net/oag i cili është i hapur për komente të juaja. Raportet mbi shpenzuesit individual buxhetor veçse janë të publikuara. Për informata të mëtutjeshme, ju mund të kontaktoni: Ilire Daija-Buza Tel: +381 38 2535 121 ilire.daija@oagks.org ose Qëndresa Mulaj Tel: +381 38 2535 262 qendresa.mulaj@oagks.org
Lexo më shumë