30
“Raporti Vjetor i Auditimit” i Auditorit të Përgjithshëm
Lexo më shumë
Sot në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me Agjencionin Kundër Korrupsion, duke krijuar kështu raporte të partneritetit dhe bashkëpunimit përmes:
• realizimit të komunikimit dhe shkëmbimit të të dhënave me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës për të dy institucionet dhe bashkërendimin e punëve ndërmjet tyre;
• koordinimit të punëve dhe aktiviteteve të përbashkëta; dhe
• ofrimit të këshillave të ndërsjella në zbulimin e parregullsive financiare që rezultojnë me shkelje korruptive.
Palët nënshkruese të kësaj Marrëveshje pajtohen që të zgjerojnë fushën e bashkëpunimit edhe përmes formave tjera si: trajnime të përbashkëta dhe pjesëmarrje në seminare të përbashkëta.