Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
3/9/2009 2:33:07 PM

AUDITORI I PËRGJITHSHËM MBËRRIN NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Z. Lars Lage Olofsson ka ardhur në Kosovë dhe këtë javë mori postin si Auditor i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës. Ai ishte emëruar nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, më 19 janar 2009.

Z. Olofsson me këtë rast ka thënë:

“Jam i nderuar dhe i gëzuar nga mundësia që më është dhënë për të marrë pjesë dhe shtuar vlera në procesin e ndërtimit të mëtejmë të qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies në sektorin publik në Kosovë. Pres një bashkëpunim të mirë dhe të frytshëm si me legjislativin, ashtu edhe me ekzekutivin. Personeli im është i përkushtuar dhe e quaj punë të kryer që ne së bashku mund t'ia dalim mbanë mirë me sfidat që kemi para nesh.“

Pieter Feith me këtë rast ka thënë:

“Unë mirëpres ardhjen e z. Olofsson në Kosovë. Biografia dhe formimi i tij dëshmon se ai ka standard të lartë profesional dhe unë kam besim të plotë se ai do të kontribuojë në ngritjen në shkallë më të lartë të efikasitetit dhe të transparencës në institucionet e Kosovës, duke fuqizuar llogaridhënien e tyre ndaj njerëzve.

“Një Auditor i Përgjithshëm i pavarur dhe efektiv është i rëndësishëm edhe për të risiguruar investitorët dhe donatorët ndërkombëtarë dhe ndihmuar në promovimin e zhvillimit ekonomik.”

Shënim për redaktorët:

•  Auditori i Përgjithshëm do t'i shqyrtojë kërkesat për intervista. Për çdo interesim, mediat mund të kontaktojnë me: Kai Mueller-Berner +377 (0)44 197 185

•  Në emërimin e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës , ICR-ja, ka vepruar në bazë të autoritetit të tij në pajtim me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës (PGJSK) - Aneksit IX, Nenit 2.2a.

•  Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës është institucion publik i pavarur, përgjegjës për auditimet në qeveri. Ai siguron një vlerësim të pavarur të llogaridhënies dhe menaxhimeve financiare të ministrive të Qeverisë së Kosovës, komunave dhe të ndërmarrjeve publike. Kjo zyrë përbëhet nga pesë Departamente të Auditimit, ku secili prej tyre udhëhiqet nga një Drejtor vendor i Auditimit.

•  Auditori i Përgjithshëm drejton Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm dhe përfaqëson autoritetin publik suprem të auditimit në Kosovë. Ai menaxhon programin e auditimit vjetor dhe auditimin vjetor të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës.

Z. Lars Lage Olofsson është shtetas i Suedisë. Ai ka përvojë 25-vjeçare në auditimet e jashtme dhe menaxhimet dhe kontrollet financiare në sektorin publik dhe organizatat ndërkombëtare. Nga viti 1983 deri më 1997 dhe sërish nga viti 2006 ka punuar për Zyrën Shtetërore të Auditimit në Suedi, ku së fundmi ka qenë Këshilltar i Lartë për zhvillimin e biznesit në Departamentin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar . Nga viti 1998 deri më 2004 ai ka punuar në Sigma, që është nismë e përbashkët e OECD-së dhe BE-së për t'i mbështetur vendet në reformat e administratës publike. Ai ka përvojë të gjerë në Rusi, shtetet baltike, Afrikë dhe Ballkan, përfshirë punën si konsulent në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave të Kosovës. Z. Olofsson ka diplomuar në shkencat politike në Universitetin Uppsala.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi rithekson mbështetjen e plotë të Qeverisë për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi rithekson mbështetjen e plotë të Qeverisë për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi takoi sot Auditorin Gjeneral të posa emëruar, Lage Olofsson.


Zëvendëskryeministri Kuçi me këtë rast, në emër të kryeministrit Hashim Thaçi dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përgëzoi z. Lage Olofsson, për përgjegjësinë e tij të re.
 
Zëvendëskryeministri Kuçi ofroj mbështetjen e plotë të Qeverisë për Zyrën e Auditorit Gjeneral, duke mos ndërhyrë asnjëherë në punën e tyre profesionale dhe njëkohësisht sugjeroj që të këtë bashkëpunim të ngushtë më Qeverinë dhe sistemin gjyqësor që raportet e tyre të vihen në zbatim.
 
Zëvendëskryeministri Kuçi shprehu gatishmërinë e Qeverisë për të ofruar ndihmën e pakursyer legjislative dhe financiar për zyrën e Auditorit Gjeneral që puna e tyre të jetë sa më profesionale dhe efikase.
 
Z. Lage Olofsson falënderoi Zëvendëskryeministrin Kuçi për mbështetjen që ofroi dhe theksoi që është i lumtur të jetë pjese e kësaj strukture llogaridhënie duke punuar në harmoni me acquis communautaire .
 
Z.Lage Olofsson gjithashtu potencoj që bashkëpunimi është i nevojshëm që të kemi raporte efikase dhe që aktorët përkatës të marrin përsipër obligimet që dalin nga raportet e auditimit.

 

Lexo më shumë
Vizitë e Zyrës se Auditimit nga Republika e Turqisë - ZAP-it

Vizitë e Zyrës se Auditimit nga Republika e Turqisë - ZAP-it

Përmes Departamentit të Administratës Ndërkombëtare për Bashkëpunim dhe Zhvillim ( TIKA ), pranë Kryeministrisë se Republikës se Turqisë, dega ne Kosovës ,nga data 13 – 15.Janar.2009 ,një delegacion i Zyrës se Auditorit Gjeneral te Republikës se Turqisë vizitoi Zyrën e Auditorit te Përgjithshëm te Kosovës.


Delegacioni përbëhej nga z. Beyami ÖZDEMIR, Auditor nga Zyra Turke e Auditimit, znj.Nergis SAGLIK,Ekspert për Asistence Teknika,TIKA Selia Qendrore ne Republikën e Turqisë si edhe përfaqësues te TIKA-s ,dega ne Kosove

Gjatë ditëve të qëndrimit në Kosove, delegacioni nga Turqia morën një informacion të detajuar mbi organizimin dhe funksionimin struktural të Zyrës se Auditorit te Përgjithshëm te Kosovës. Në këtë kontekst, stafi drejtues i ZAP-it ofroi një prezantim të profilizuar me që rast anëtaret e delegacioni nga Zyra e Auditimit e Turqisë u njohën me një ekspoze të qartë të punës, arritjeve dhe sfidave në të gjitha departamenteve e ZAP-it si dhe u shkëmbyen mendime mbi rolin dhe funksionimin bashkëkohorë të institucioneve supreme të auditimit .


Nga z. Morina,zëvendës Auditor i Përgjithshëm, pasi shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për ndihmat e ofruara ne vazhdimësi për Kosovën nga Shteti Turk, shprehu kërkesën dhe nevojën për të intensifikuar dhe koordinuar akoma më tej kontaktet dhe marrëdhëniet e përbashkëta mes dy institucioneve si në fushat e legjislacionit ashtu edhe ato të auditimit financiar e të performancës,

Në këtë kuadër z. ÖZDEMIR , ofroi përkrahjen dhe mbështetjen te plote homologëve kosovarë në të gjitha strukturat evropiane dhe ndërkombëtare të kontrollit, nga ana e Zyrës Turke te Auditimit ne aspekt te asistencën teknike e ligjore .

Gjate kësaj vizite, nga ZAP-i për delegacionin nga Turqia u organizuan edhe disa vizita në disa monumente te kulturës dhe gjithashtu patën rastin te njihen me disa ngjarje nga historia me e re e Kosovës.

 

Lexo më shumë