Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/30/2012 8:37:57 PM

Auditori i Përgjithshëm i ftuar në “Salloni i së Martës” të organizuar nga Instituti ‘Demokraci për Zhvillim’ në Dit’ e Nat’

 

Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson, është ftuar të jetë folësi kryesor sonte, e martë 30 tetor, në formatin “Salloni i së Martës” në Dit’e Nat’. Tema e diskutimit do të jetë:  “Cilat janë pesë problemet që i kthehen Kosovës vazhdimisht në auditimet e saj?”, ekspertë, analistë, politikanë, publicist, akademikë dhe aktivistë të ndryshëm do të shkëmbejnë ide dhe do të sjellin pikëpamjet e tyre lidhur me temën. 

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm mori pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Gruas

Auditori i Përgjithshëm mori pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Gruas

Paneli i Anti-Korrupsionit: Valbona Zeneli, Profesoreshë e Studimeve të Sigurisë në Qendrën Evropiane të Studimeve të Sigurisë George C Marshall nga Gjermania, Vjosa Dobruna Ambasadore e Kosovës, Anëtare e Bordit Këshillues, Rrjeti i Grupeve të Grave në Kosovë, Lage Olofsson Auditor i Përgjithshëm i Kosovës nga Suedia, Clarice Alpha Jah, Senatore e Senatit të Liberisë dhe Sasha Rashiq Zv Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Koordinator Nacional Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Kundër Narkotikëve dhe menaxhimit të Kufirit, Kosovë.
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës z. Lage Olofsson mori pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Gruas -Partneriteti për Ndryshim: Fuqizimi i Grave. Kjo ndodhi, ku mikpritësja ishte Presidentja e Kosovës, u mbajt në Prishtinë me datën 4-6 tetor 2012. Z. Olofsson ishte pjesë e Panelit të Anti-Korrupsionit dhe mbajti një fjalim në lidhje me këtë temë.
Me më shumë se 30 vite përvojë të llojllojshme në Auditimin e Jashtëm dhe në Menaxhimin e Jashtëm dhe Kontroll në sektorin publik, mendimi i tij për këtë panel u vlerësua si i frytshëm.

 

Lexo më shumë
Raporti Vjetor i Performancës për vitin 2012

Raporti Vjetor i Performancës për vitin 2012

 

Auditori i Përgjithshëm ka publikuar Raportin e tij Vjetor të Performancës për vitin 2012 i cili është dorëzuar në Kuvendin e Kosovës më 30 Prill. Ky raport përqendrohet në mënyrën se si Auditori i Përgjithshëm ka shfrytëzuar burimet e besuara, mundëson krahasimin me dy vitet e mëparshme buxhetore dhe tregon hapat që do të ndërmerren për të adresuar sfidat e hasura. 

Ky raport nxjerr në pah rezultatet e arritura gjatë vitit 2012 si në cilësi dhe mbulim të auditimit e poashtu edhe në ngritje dhe zhvillim të kapaciteteve. Veç kësaj Auditori i Përgjithshëm paraqet fokusin e ardhshëm që do të qojë drejt krijimit të një institucioni publik të auditimit të jashtëm që zbaton plotësisht dhe në mënyrë të qëndrueshme standardet e auditimit të pranuara ndërkombtarisht për sektorin publik dhe praktikat e mira Evropiane.  

Raporti përmban edhe opinionin e Auditorit të Pavarur për Pasqyrat Vjetore Financiare të ZAP-së për vitin 2012. Auditori i jashtëm ka konsideruar pasqyrat vjetore financiare janë të prezantuara drejtë në të gjitha aspektet materiale.  

Raporti është publikuar në faqen elektronike të ZAP-it www.oag-rks.org dhe është i hapur për komentet tuaja. 

 

 

Lexo më shumë