Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
11/13/2017 3:40:19 PM

Mbahet takimi i EUROSAI për “Cilësinë e Ajrit” në Gjykatën Evropian të Auditorëve në Luksemburg

Me datë 8 dhe 9 Nëntor 2017, në Luxemburg, Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës e përfaqësuar nga auditorët e performancës Drilon Shala dhe Labinot Sadiku mori pjesë në takimin e auditimit të përbashkët evropian “Cilësia e Ajrit” i iniciuar nga EUROSAI dhe i udhëhequr nga Institucioni Suprem i Auditimit (SAI) i Holandës dhe Polonisë. Takimi është  mbajtur në premisat e Gjykatës Evropiane të Auditorëve dhe pjesëmarrës ishin SAI i Polonisë, Holandës, Shqipërisë, Kosovës, Bullgarisë, Estonisë, Hungarisë, Izraelit, Maqedonisë, Moldavisë, Rumanisë, Sllovakisë, Spanjës dhe Zvicrës. Shtet pjesëmarrës në rolin e vëzhguesit ishte edhe SAI i Çekisë. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte vlerësimi i masave të ndërmarra nga shtetet pjesëmarrëse për të adresuar problemin e ndotjes së ajrit. Me fokus janë diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me kornizën legjislative, institucionale si dhe monitorimin, zbatimin dhe raportimin e gjendjes së cilësisë së ajrit. Po ashtu, janë diskutuar çështje, si: Analiza kosto – përfitim e politikave mjedisore dhe veçanërisht të cilësisë së ajrit, përzgjedhja e lokacioneve në të cilat janë vendosur stacionet e monitorimit të cilësisë së ajrit, si dhe afatet dhe struktura që çdo SAI do të ndjek për të përgatitur raportin e auditimit të cilat më pastaj do të integrohen në raportin e përbashkët të këtij auditimi. Raportet individuale të auditimit ashtu si edhe “Raporti i Përbashkët” do të theksojnë rëndësinë e problemit të ndotjes së ajrit dhe do i sigurojnë vendimmarrësve një burim të përdorshëm se si ta bëjnë më efektiv sistemin për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Rekomandimet nga auditimi i përbashkët i “Cilësisë së ajrit” do t’i adresohen edhe disa institucioneve të rëndësishme si Komisionit Evropian, Agjencisë Evropiane të Mjedisit etj. Duke e ditur rëndësinë që cilësia e ajrit ka për shëndetin publik, Zyra Kombëtare e Auditimit mbetet e përkushtuar që të përkrah auditimet e kësaj fushe me qëllim që të rris llogaridhënien dhe transparencën lidhur me programet qeveritare në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe mjedisit në Kosovë.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Lansimi i projektit të binajkëzimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë

Sot, në kuadër të vizitës së Presidentit të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit është lansuar projekti i binajkëzimit “ Zhvillimi i kapaciteteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit lidhur me auditimin e Ndërmarrjeve Publike” Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe arrin vlerën prej 200 000 eurove. Me këtë rast, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka shprehur falënderimin e tij në radhë të parë për Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar në zhvillimin e kapaciteteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës përmes projekteve të binjakëzimit po ashtu është shprehur shumë i kënaqur që Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë do të jetë partnerë në realizimin e këtij projekti, marrë parasysh përvojën dhe kredibilitetin e lartë që gëzon ky institucion. Nga ana e tij, z. Krzysztof Kwiatkowski, President i Zyrës Supreme të Polonisë, është shprehur se institucioni i tij do të angazhohet për të maksimizuar përfitimet që ZKA do të pranojë nga ky projekt. Z. Kwiatkowski,  ka theksuar se për të arritur këtë, ai ka angazhuar dy prej ekspertëve të tij më të mirë si udhëheqës të projektit. Shefi i Sektorit Politik, Ekonomik dhe për Integrime Evropiane, Riccardo Serri, me këtë rast tha: “Jam i lumtur që po e nisim këtë projekt binjakëzimi që i siguron mbështetje Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë. Një administratë publike llogaridhënëse, transparente dhe efikase është ajo çfarë kërkon BE-ja dhe për çfarë po përpiqet Kosova.
Lexo më shumë