Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
3/19/2018 3:00:29 PM

Njoftim për media: “Efikasiteti dhe efektiviteti në implementimin e sistemit informativ unik të integruar shëndetësor”

Zyra Kombëtare e Auditimit, më 22 mars 2018 (e enjte) nga ora 10:00-12:00 do ta bëjë prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Efikasiteti dhe efektiviteti në implementimin e sistemit informativ unik të integruar shëndetësor”. Ky prezantimi do të mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”. Në këtë prezantim të ftuar janë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Komisioni për Shëndetësi dhe Komision për Mbikëqyrje të Financave Publike, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, shoqërisë civile, mediave, organizatave ndërkombëtare, si dhe do të jetë i hapur për publikun.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Dy auditore të Zyrës Kombëtare të Auditimit përfitojnë nga përvoja amerikane në auditim

Dy auditore të Zyrës Kombëtare të Auditimit përfitojnë nga përvoja amerikane në auditim

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Shkëlqesinë e tij, Greg Delawie dhe Drejtorin e Përgjithshëm të USAID në Kosovë, James Hope. Z. Osmani e ka informuar Ambasadorin Delawie, mbi mandatin, aktivitetet audituese dhe objektivat strategjike të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të qeverisjes së mirë dhe rritjes së llogaridhënies në institucionet publike të Kosovës. Ai ka theksuar se raportet e auditimit janë mjaft cilësore dhe ofrojnë informata dhe rekomandime të mjaftueshme për Kuvendin e Kosovës, Qeverinë dhe të gjitha organizatat buxhetore për menaxhimin e shëndoshë të parasë publike dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët. Auditori i Përgjithshëm e ka falënderuar Ambasadorin Delawie për ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi i kanë dhënë institucioneve të Kosovës, veçanërisht mbështetjen dhe partneritetin me Zyrën Kombëtare të Auditimit përmes projekteve të USAID në trajnimin e stafit për detektimin e aktiviteteve të mashtrimit dhe korrupsionit dhe rritjen e efektivitetit dhe transparencës në nivelin lokal. Po ashtu, z. Osmani, ka vlerësuar lart përkrahjen e USAID dhe angazhimin e tyre që për herë të parë dy auditore të ZKA, Donjeta Dreshaj dhe  Laureta Matoshi do të përfitojnë nga programi i punës praktike profesionale në Institucionin Suprem të Auditimit të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa, ambasadori Delawie, theksoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqizimin dhe zhvillimin profesional të të rinjve në Kosovë dhe në veçanti do të angazhohet në mbështetjen e institucioneve të cilat kanë një rol të rëndësishëm në parandalimin e korrupsionit dhe dekurajojnë praktika jo të mira në administratën publike. Ai ka uruar dy auditoret, duke ju dëshiruar që të sjellin në shtëpi praktikat më të mira të menaxhimit të financave publike në SHBA.
Lexo më shumë
Auditori i Përgjithshëm i SHBA-ve ofron përkrahje konkrete për zhvillimin profesional dhe afirmimin ndërkombëtar të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës

Auditori i Përgjithshëm i SHBA-ve ofron përkrahje konkrete për zhvillimin profesional dhe afirmimin ndërkombëtar të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, është pritur në takim pune nga z. Gene Dodaro, Auditor i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Takimi në mes të dy Auditorëve të Përgjithshëm u zhvillua në një frymë miqësore dhe u fokusua në mundësitë e bashkëpunimi konkret. Me theks të veçantë janë trajtuar çështjet e bashkëpunimit për ngritjen e mëtejme të kapaciteteve profesionale të Zyrës Kombëtare të Auditimit në lidership, auditime të përformancës si dhe zbulimin e aktiviteteve korruptuese dhe të mashtrimit. Z. Dodaro e ka njoftuar z.Osmani me punën e Institucionit Suprem të Auditimit të SHBA-ve (GAO), sistemin amerikan të mbikëqyrjes së shpenzimit të parasë publike, marrëdhëniet me Kongresin dhe llogaridhënien qeveritare. Ai e ka vlerësuar progresin e Zyres Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe ka shprehur konsideratën e tij për punën e bërë nga ky institucion. Z. Dodaro e ka siguruar Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës që do të ofrojnë përkrahjen e nevojshme në procesin e transformimit të mëtejshëm të ZKA-së, ngritjen e kapaciteteve profesionale për rritjen e portfolios së auditimeve të performancës si dhe zbulimin e aktiviteteve të mashtrimit dhe korrupsionit. Z. Osmani nga ana tjetër e informoi z, Dodaro për rolin dhe mandatin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, ndikimin e auditimit në rritjen e llogaridhënies në administratën publike të Kosovës dhe objektivat strategjike të Zyrës Kombëtare të Auditimit që kanë për qëllim përmirësimin e qeverisjes në administratën publike dhe zbatimin e praktikave të mira në fushën e menaxhimit të financave publike. Gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësitë e integrimit të Zyres Kombëtare të Auditimit në institucionet ndërkombëtare të auditimit, me qëllim të përfitimit nga programet për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe zbatimit të standardeve ndërkombëtare të auditimit. Auditori i Përgjithshëm i SHBA-ve theksoi se roli i Institucionit Suprem të Auditimit të SHBA-ve në mekanizmat ndërkombëtar të auditimit është i rëndësishëm dhe shprehu gatishmërinë për të përkrahur aspiratat e Zyres Kombëtare të Auditimit për t’u bërë pjesë e familjes ndërkombëtare të auditimit të jashtëm. Ky takim ka inauguruar edhe bashkpunimin konkret midis dy institucioneve për faktin që dy auditorë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës filluan programin intensiv katër mujor të kombinuar të ligjëratave dhe punës praktike profesionale në Institucionin Suprem të Auditimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mesin e 21 auditorëve nga mbarë bota që janë pjesë e këtij programi. Vizita e delegacionit të Zyrës Kombëtare të Auditimit vazhdon me takimet tjera në Thesarin Amerikan, Departamentin e Shtetit të Shërbimeve Fiskale, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe USAID. Auditori i Përgjithshëm në këtë vizitë po shoqërohet nga bashkëpunëtoret, Vlora Spanca dhe Qëndresa Mulaj.
Lexo më shumë