Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
4/5/2018 6:52:48 PM

Kërkohet përkushtim i shtuar institucional për zbatimin e rekomandimeve të auditimit

Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani ka pritur në vizitë zyrtare anëtarët Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike (KMFP) të Kuvendit të Kosovës, të udhëhequr nga z. Driton Selmanaj, Kryetar i Komisionit. Qëllimi i vizitës ishte thellimi i bashkëpunimit dhe koordinimi ndërinstitucional për shqyrtimin e raporteve të auditimit për vitin financiar 2017 dhe rritjen e ndikimit të Kuvendit si organ mbikëqyrës ndaj organizatave buxhetore për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportet e auditimit. Auditori i Përgjithshëm ka njoftuar anëtarët e Komisionit me progresin në zbatimin e planin të punës dhe sfidat në procesin e auditimit. Me këtë rast z. Osmani ka shprehur shqetësimin e tij se pavarësisht se raportet e auditimit ofrojnë informacion të bollshëm dhe të besueshëm për ekzekutivin dhe organet vendimmarrëse, niveli i zbatimit të rekomandimeve dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet kompetente është i ulët. Lidhur me këtë, z. Osmani theksoi se kontributi i Kuvendit të Kosovës për ngritjen e llogaridhënies së zyrtarëve publik është i pazëvendësueshëm. Ai më pas shtroi nevojën e krijimit të mekanizmave efektiv ligjor për zbatimin e rekomandimeve të auditimit nga institucionet e vendit, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe përmirësimit të qeverisjes në administratën publike. Z. Osmani, po ashtu  ka njoftuar deputetët që ZKA është në finalizim të planit strategjik përmes të cilit synon që të rrisë fokusin në auditimet e performancës për të qenë në hap me  trendet e zhvillimit si dhe për të përmbushur nevojën e shtuar për auditime të performancës. Z. Selmanaj tha se Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike vlerëson lartë punën e ZKA-së dhe se janë mirënjohës që ka trajtuar kërkesat e KMFP për auditimin e performancës së Sistemit Informativ Shëndetësor (SISH) dhe të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Ai tha se, KMFP e ka vlerësuar si shumë profesional raportin e ZKA-së për SISH-in, i cili ka pasqyruar një gjendje shqetësuese me këtë sistem dhe pret që edhe raporti për RTK-në të përfundoj sa më shpejtë. Kryetari Selmanaj është interesuar edhe për statusin e dy kërkesave të fundit te KMFP për auditimin e procesit të privatizimit dhe zbatimit të kontratës për distribucionin dhe furnizim me energji si dhe për auditimin e subvencioneve në fushën e bujqësisë. Auditori i Përgjithshëm është zotuar që do të trajtoj me seriozitet kërkesat që vijnë nga KMFP për auditime shtesë dhe do t’i adresoj ato me kohë, varësisht nga kapacitetet njerëzore dhe profesionale që ka ZKA. Në lidhje me këtë, z.Osmani theksoi se është e rëndësishme që të iniciohen ndryshime në Ligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit në mënyrë që të krijohet mundësia për më shumë auditime të performancës dhe auditime të bazuara në rrezik. Anëtarët e KMFP shprehën gatishmërinë që të iniciojnë plotësim-ndryshimin e ligjit.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Thellohet bashkëpunimi bilateral në mes të  institucioneve supreme të auditimit të Kosovës dhe të Maqedonisë

Thellohet bashkëpunimi bilateral në mes të institucioneve supreme të auditimit të Kosovës dhe të Maqedonisë

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, z. Besnik Osmani, priti sot në vizitë bilaterale një ditore z. Naser Ademi, ushtrues detyre i Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë, me bashkëpunëtorë. Në takimin e dy delegacioneve është biseduar për bashkëpunimin bilateral dhe forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të dy institucioneve supreme të auditimit, dhe formalizimin e këtij bashkëpunimi me një marrëveshje bilaterale. Me këtë rast, z. Osmani dhe z. Ademi, u pajtuan që të zhvillohet një program i aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të shkëmbimit të përvojave institucionale, si në fushën e metodologjisë, të kualifikimit profesional, të automatizimit të procesit të auditimit, të bashkëpunimit me organet legjislative dhe ekzekutive, etj. Në kuadër të vizitës në Kosovë, delegacioni i Zyrës Shtetërore të Auditimit të Republikës së Maqedonisë do të zhvilloj takime edhe me zyrtarë të lartë në Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Lexo më shumë
Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton në Konferencën Shkencore  “Auditimi mbi Bazën e Rrezikut” në Kuvajt

Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton në Konferencën Shkencore “Auditimi mbi Bazën e Rrezikut” në Kuvajt

Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit, në mesin e shumë vendeve tjera, po merr pjesë në Konferencën Shkencore me temën “Auditimi mbi bazën e rrezikut” që është organizim i përbashkët i Byrosë Shtetërore të Auditimit  të Kuvajtit dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë. Në këtë konferencë janë prezantuar përvojat dhe praktikat më të mira të institucioneve supreme të auditimit lidhur me auditimin mbi bazën e rrezikut, rrezikun institucional dhe menaxhimin e të dhënave masive dixhitale (Big data). Në një takim të vecantë mes Auditorit të Përgjitshëm të Kuvajtit z. Adel Abdulaziz Al-Sarawi dhe Auditorit të Përgjitshëm të Kosovës, z. Besnik Osmani, dy krerët e institucioneve janë dakorduar për format konkrete të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e auditimit, sidomos në përparimin e auditimeve të përformancës, përdorimit të të dhënave masive për qëllimet e auditimit sikurse edhe auditimet e sektorit bankar. Z. Ilir Salihu, Zëvendës i Auditorit të Përgjitshëm dhe Liridona Berisha, Auditore, në emër të Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë prezentuar dy analiza lidhur me sfidat dhe teknikat e auditimit mbi bazën e rrezikut si dhe gjendjen reale mbi rreziqet me të cilat përballen institucionet supreme të auditimit – rasti i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Gjatë kësaj Konference janë prezentuar përvojat e institucioneve supreme të auditimit të vendeve pjesëmarrëse si dhe të institucioneve tjera nga Kuvajti. Konferenca pritet të nxjerr një numër të rekomandimeve dhe produktet e prezentuara do të botohen me qëllim të promovimit të auditimit dhe përdorimit të gjerë edhe nga institucionet tjera supreme të auditimit.
Lexo më shumë