Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
5/4/2018 2:32:22 PM

Zyra Kombëtare e Auditimit përfiton nga praktikat e mira të auditimit në Bashkimin Evropian

Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës dhe Zyra Supreme e Auditimit e Polonisë kanë realizuar projektin e binjakëzimit “Zhvillimi i kapaciteteve profesionale lidhur me auditimin e ndërmarrjeve publike”, i financuar nga Bashkimi Evropian. Në ceremoninë përmbyllëse të projektit, kanë marrë pjesë Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, Auditori i Përgjithshëm i Polonisë dhe Zëvendës Presidenti i EUROSAI, Krzystof Kwiatkowski, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë Bujar Leskaj, Zëvendës shefi për bashkëpunim në Zyren e BE-së në Kosovë, Libor Chlad, si dhe deputetë, zyrtarë qeveritarë, drejtues të Ndërmarrjeve publike dhe auditorë të jashtëm nga Polonia dhe Kosova. Me këtë rast, z. Osmani u shpreh mjaft i kënaqur me rezultatet e arritura në kuadër të projektit të binjakëzimit. Ai theksoi se ka një interesim të veçantë për auditimin e ndërmarrjeve publike, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit financiar publik në Kosovë. Z. Osmani, ka theksuar se përmes këtij projekti institucionet e të dyja vendeve kanë shkëmbyer përvojat reciproke si dhe kanë krijuar lidhje të fortë miqësie dhe bashkëpunimi. Z. Chlad në fjalën e tij, ka theksuar se Zyra e BE-së në Kosovës e vlerëson lartë punën dhe lidershipin e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Ai është shprehur se mbështetja për këtë institucion nuk do të mungojë në rrugën e përafrimit me rregullat e BE-së. Z. Kwiatkowsi nga ana e tij, u shpreh se është mjaft i kënaqur që Zyra Supreme e Auditimit e Polonisë kishte nderin të përfaqësonte BE-në në këtë projekt. Ai ka shtuar se shpreson që puna e përbashkët në gjashtë muajt e fundit do të sjellë rezultatet e dëshiruara dhe do të hap një kapitull të ri në marrëdhëniet në mes të institucioneve dhe vendeve tona. Ekipe të auditorëve nga ZKA kanë punuar intensivisht së bashku me ekspertët më të mirë nga Zyra Supreme e Auditimit e Polonisë dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Britanisë së Madhe në shqyrtimin dhe përditësimin e doracakëve dhe procedurave ekzistuese për auditimin e ndërmarrjeve publike. Lidhur me këtë janë zhvilluar trajnime, punëtori, vizita studimore, si dhe është bërë mentorimi i auditimit të tri ndërmarrjeve publike.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Projekt plani strategjik tre vjeçar i Zyrës Kombëtare të Auditimit diskutohet me partnerët nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë

Projekt plani strategjik tre vjeçar i Zyrës Kombëtare të Auditimit diskutohet me partnerët nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë

Në datat 24 – 26 prill 2018, një grup i menaxhmentit të lartë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës kanë qëndruar në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë me qëllim të diskutimit të hollësishëm të projektit të Planit strategjik tre vjeçar të ZKA-së. Në takimet e zhvilluara me ekspertë nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë është biseduar për qasjen strategjike të ZKA-së, indikatorët e performancës dhe mënyrën  e komunikimit dhe koordinimit me akterët e brendshëm dhe të jashtëm në zbatimin e planit. Përvoja dhe ekspertiza e ofruar nga partnerët suedezë ishte mjaft e vlefshme për të avancuar më tutje dokumentin dhe për të vendosur objektiva të matshme dhe të arritshme. Në kuadër të kësaj vizite janë zhvilluar edhe takime të ndara që lidhen me realizimin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të projektit të bashkëpunimit. Këto takime kishin të bënin me komponentin e projektit për auditimet e performancës dhe menaxhimin e burimeve njerëzore.  
Lexo më shumë
Bashkëpunimi rajonal dhe me vendet anëtare të BE-së në fushën e auditimit i rëndësishëm për Këshillin e Bashkimit Evropian nën Presidencën e Bullgarisë

Bashkëpunimi rajonal dhe me vendet anëtare të BE-së në fushën e auditimit i rëndësishëm për Këshillin e Bashkimit Evropian nën Presidencën e Bullgarisë

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në përmirësimin e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit në Sektorin Publik” së bashku me përfaqësuesit e 27 Institucioneve Supreme të Auditimit nga Rajoni dhe Evropa Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, po merr pjesë në punimet e konferencës së nivelit të lartë “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në përmirësimin e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit në Sektorin Publik”e cila po mbahet sot në Sofje, e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Bullgarisë nën Presidencën Bullgare të Bashkimit Evropian. Në këtë konferencë po marrin pjesë krerët dhe përfaqësues nga 27 Institucione Supreme të Auditimit të shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate dhe kandidate potenciale për në BE dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve. Punimet e konferencës do të zhvillohen në katër panele me  temat mbi pavarësinë institucionale – faktorët kyç për efektivitetin e një ISA;  auditimet e bazuara mbi vlera; modernizimin e kapaciteteve administrative – shembulli i qeverisjes së mirë ne sektorin publik; dhe komunikimi me palët e interesit për të rritur besimin e qytetarëve. Në kuadër të kësaj konference u zhvillua edhe një forum i veçantë me temën “Institucion Suprem i Auditimit – të jesh organizatë model për qeverisje të mirë”. Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, së bashku me Auditoren e Përgjithshme të Finalnadës, Tytti Yli – Viikari, Auditorin e Përgjithshëm të Turqisë, Seyit Ahmet Bas, dhe Auditorin e Përgjithshëm të Slovenisë, Tomaž Vesel, kanë ndarë përvojat ISA-ve të vendeve të tyre. Z. Osmani, në prezantimin e tij ka folur për kredibilitetin, integritetin dhe pavarësinë institucionale të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës si dhe ka theksuar në veçanti rreziqet që mund të ndikojnë dhe afektojnë një ISA për të qenë organizatë model për qeverisje të mirë. Në këtë konferencë Auditori i Përgjithshëm po shoqërohet nga bashkëpunëtorët Qerkin Morina, ndihmës Auditor i Përgjithshëm dhe Safet Berisha, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Ligjore në Auditim.
Lexo më shumë