Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
5/20/2018 5:56:55 AM

Ftesë për media

Të nderuara media, Ju ftojmë të ndiqni ceremoninë e nënshkrimin të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të USAID në Kosovë dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit. Marrëveshja ka për qëllim të përcaktojë parimet udhëzuese të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Pjesëmarrësve do të iu drejtohen: Drejtori i Misionit të USAID në Kosove, z. James Hope, dhe Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani. Ju mirëpresim të hënën, më 21 maj 2018 Në Zyrën Kombëtare të Auditimit, Rr. Musine Kokallari, 87, Prishtinë Salla 306 duke filluar nga ora 14:30.   Për cdo informatë shtesë ju mund të na kontaktoni përmes e-mailit ose telefonit.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Sqarim i Zyrës Kombëtare të Auditimit lidhur me publikimin e paautorizuar të dokumenteve të saj

Sqarim i Zyrës Kombëtare të Auditimit lidhur me publikimin e paautorizuar të dokumenteve të saj

Gjatë dy ditëve të fundit, në disa media të Kosovës janë publikuar informata që i referohen disa dokumenteve të hartuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA). Me këtë rast, dëshirojmë ta njoftojmë publikun dhe redaksitë e mediave, se informatat e publikuara gjatë dy ditëve të fundit lidhur me procesin dhe rezultatet e auditimit të jashtëm për organizatat buxhetore, nuk janë të autorizuara nga Zyra Kombëtare të Auditimit dhe si të tilla nuk mund të konsiderohen si plotësisht të sakta. Procesi i auditimit të rregullsisë është ende në vijim dhe informatat e publikuara janë bazuar në dokumente të papërfunduara. Për hir të korrektësisë, dëshirojmë të sqarojmë opinionin që pas përfundimit të punës në terren, në pajtim me procedurat e auditimit, një përmbledhje e raportit të auditimit u dërgohet subjekteve të audituara dhe këto të fundit, gëzojnë të drejtën ligjore (sipas Ligjit të ZKA-së, neni 22.2) që në një afat prej 15 ditësh pas pranimit të draft raportit të auditimit, të bëjnë komentet e nevojshme dhe të ofrojnë dëshmi lidhur me përmbajtjen e dokumentit. Varësisht nga ky proces, që bazohet në standardet ndërkombëtare të auditimit, draft raportet mund të pësojnë ndryshime deri në versionin përfundimtar, si rezultat edhe i rishikimit të cilësisë nga funksioni i sigurimit të cilësisë në auditim. Së këndejmi, informata të autorizuara në lidhje me institucionet e audituara, duhet të trajtohen vetëm ato të cilat burojnë nga raportet e auditimit të aprovuara nga Auditori i Përgjithshëm dhe të publikuara në uebfaqen zyrtare të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Dokumentet tjera që hartohen gjatë procesit të auditimit (memot e auditimit apo draft raportet) zakonisht mbajnë shenjën për mos-publikim deri në verzionin përfundimtar. Prandaj, presim që mediat dhe përdoruesit tjerë të produkteve të auditimit, ta respektojnë këtë kërkesë ligjore dhe t’i presin rezultatet finale të punës profesionale e të pavarur të auditorëve. Respektimi i këtyre procedurave do të ndihmoj Zyrën Kombëtare të Auditimit për të punuar në pajtim të plotë me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit dhe kërkesat ligjore si dhe do të shmangte çdo keqinformim eventual të publikut në lidhje me rezultatet e auditimit të jashtëm të institucioneve publike. Ne sigurojmë mediat dhe publikun që të gjitha raportet finale të auditimit, ashtu sikur deri më tani, do të jenë të qasshme në uebfaqen zyrtare të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Lexo më shumë
USAID partner me Zyrën Kombëtare të Auditimit për zbulimin e mashtrimit

USAID partner me Zyrën Kombëtare të Auditimit për zbulimin e mashtrimit

Sot, Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, Xhejms Houp, dhe Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi (MiM) për forcimin e përpjekjeve të përbashkëta në luftimin e korrupsionit në prokurimin publik në Kosovë. MiM përcakton parimet udhëheqëse të bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe USAID-it, përmes aktivitetit Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM) në Kosovë. Me këtë rast Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, tha “Për mua si Auditor i Përgjithshëm, është shumë e rëndësishme ngritja e kapaciteteve tona në identifikimin dhe raportimin e dukurive negative siç janë mashtrimi dhe korrupsioni, atëherë kur gjatë auditimit vërejmë se ka elemente të tilla” Ndërsa, Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë Xhejms Houp theksoi “USAID-i është i përkushtuar që të ndihmojë ZKA-në dhe Qeverinë e Kosovës në zbulimin dhe luftimin e korrupsionit në prokurimin publik, duke garantuar një cilësi më të mirë të shërbimeve për qytetarët.” Shumë shpesh në Kosovë, qytetarët, organizata të shoqërisë civile dhe sektori privat raportojnë se fondet publike keqorientohen, duke rrezikuar cilësinë e shërbimeve publike, dëmtuar besimin e qytetarëve dhe dekurajuar investimet e huaja. Një sistem efektiv i prokurimit përfshinë mekanizma që kujdesen për fondet publike dhe që minimizojnë humbjen e të hyrave përmes kontrollit të mashtrimit, humbjes dhe abuzimit. Adresimi i këtyre dobësive në sistem është shumë me rëndësi për Kosovën. Aktiviteti i USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në mënyrë të veçantë do të mbështesë ZKA-në në përpjekjet e saj për të ndërtuar kapacitetet për zbulimin e mashtrimit dhe për të forcuar mekanizmat tjerë për minimizimin e humbjes së të hyrave, duke siguruar kështu shërbime më të mira për qytetarët. Gjithashtu, përmirësimet në prokurimin publik rrisin kënaqshmërinë e qytetarëve me punën e qeverisë dhe forcojnë besimin në mes të qeverisë dhe qytetarëve.
Lexo më shumë