Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
6/14/2018 2:11:21 PM

Projekt Plani Strategjik i Zyrës Kombëtare të Auditimit 2018 – 2021, diskutohet me Organizatat e Shoqërisë Civile

Sot në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit është mbajtur tryezë pune me Organizatat e Shoqërisë Civile ku është prezantuar Projekt Plani Strategjik i Zyrës Kombëtare të Auditimit 2018 – 2021 dhe janë biseduar temat e mundshme për auditime të performancës për tu përfshirë në planin vjetor të punës për sezonin e auditimit 2018 -2019. Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, në fjalën e tij në hapje të punimeve të kësaj Tryeze ka theksuar se bashkëpunimi me shoqërinë civile është shumë i rëndësishëm dhe se propozimet dhe sugjerimet që vijnë nga këto organizata trajtohen në mënyrë të veçantë. Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, z. Ilir Salihu, gjatë prezantimit të Planit Strategjik të ZKA-së ka shpalosur informata të detajuara mbi qëllimet dhe objektivat strategjike të ZKA-së për tu realizuar sipas këtij plani dhe për analizat e mjedisit dhe identifikimin e sfidave dhe boshllëqeve me të cilat ZKA mund të përballet në tri vitet e ardhshme gjatë realizimit. Pjesëmarrësit kanë vlerësuar lart gatishmërinë e Zyrës Kombëtare të Auditimit për të qenë e hapur dhe bashkëpunuese me shoqërinë civile ndërsa Planin Strategjik të ZKA-së e vlerësuan si ambicioz por që me angazhim dhe fonde të mjaftueshme mund të realizohet. Të pranishmit vlerësuan se ZKA ka treguar një rritje të dukshme në performancë viteve të fundit, ndërsa e një rëndësie të veçantë u cilësua rritja e numrit të auditimeve të performancës. Diskutimi i Projekt Planit Strategjik të ZKA-së 2018 – 2021, do të vazhdojë ditëve në vijim edhe me partnerë tjerë dhe palë të interesit të ZKA-së.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Gjyqtarët e rinj njihen për së afërmi me mandatin dhe punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit

Gjyqtarët e rinj njihen për së afërmi me mandatin dhe punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit

Sot në Zyrën Kombëtare të Auditimit është organizuar trajnim për gjyqtarët e gjeneratës së gjashtë të sapo emëruar nga Presidenti i vendit. Me këtë rast Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, ka mbajtur një fjalë përshëndetëse dhe ju ka uruar punë të mbarë në detyrën e re. Ndërsa, z. Qerkin Morina, Ndihmës Auditor i Përgjithshëm dhe z. Safet Berisha, Drejtor i Departamentit Ligjor në Auditim, kanë prezantuar para tyre mandatin dhe funksionin e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe punës audituese që kryen zyra si dhe për bashkëpunimin me legjislativin dhe organet e drejtësisë. Në kuadër të trajnimit është zhvilluar edhe një seancë - diskutim i hapur ku të pranishmit kanë shkëmbyer mendimet e tyre dhe kanë bashkëbiseduar për praktikat e mira në punë.        
Lexo më shumë
Organizatave donatore në Kosovë u prezantohet Plani Strategjik i Zyrës Kombëtare të Auditimit

Organizatave donatore në Kosovë u prezantohet Plani Strategjik i Zyrës Kombëtare të Auditimit

Më 22 qershor 2018, në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit është mbajtur takim pune me Organizatat Donatore në Kosovë,  ku është prezantuar Projekt-Plani Strategjik i Zyrës Kombëtare të Auditimit (2018 – 2021). Me këtë rast përfaqësues nga organizata dhe shtete donatore që veprojnë në Kosovën, u njohën në detaje me qëllimet dhe objektivat strategjike të ZKA-së për t’u realizuar nw tri vitet e ardhshme. Ata vlerësuan se dokumenti strategjik paraqet një bazë të mirë për forcimin e mëtejmë të rolit dhe ndikimit të Zyres Kombëtare të Auditimit në përmirësimin e menaxhimit të parasë publike dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur ZKA-në në zbatimin e këtij plani.
Lexo më shumë