Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
6/28/2018 3:40:15 PM

Plani strategjik i Zyrës Kombëtare të Auditimit prezantohet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Në një punëtori dy ditore të mbajtuar më 26 dhe 27 qershor 2018, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës draft-Planin strategjik tre-vjeçar të saj. N? këtë punëtori, që u organizua më mbështetjen e GIZ-t gjerman, mor?n pjes? Auditori i P?rgjithsh?m i Kosov?s, Auditori i P?rgjithsh?m (u.d) i Republik?s s? Maqedonis?, kryetari dhe an?tar?t e dy komisioneve parlamentare: Komisionit p?r Buxhet dhe Financa dhe Komisionit p?r Mbik?qyrje t? Financave Publike, si dhe p?rfaq?sues t? GIZ-it gjerman. Deputetët e të dy komisioneve parlamentare e kanë vlerësuar Planin strategjik të ZKA-së (2018-2021) dhe i kanë mbështetje Auditorit të Përgjithshëm për zbatimin e tij. N? k?t? takim ?sht? diskutuar edhe p?r intensifikimin e komunikimit n? mes t? Zyr?s Komb?tare t? Auditimit dhe të komisioneve parlamentare për të bashkërenduar aktivitetet e tyre, me qëllim të rritjes së llogaridhënies në sektorin publik përmes zbatimit të rekomandimeve të dhëna në raportet e auditimit. Pjesëmarrësit kan? shqyrtuar edhe p?rvojat rajonale t? bashk?punimit ndër-institucional dhe k?rkesat e Standardeve Nd?rkomb?tare p?r Institucionet Supreme t? Auditimit. Me këtë rast z. Naser Ademi, Auditor i P?rgjithsh?m (u.d) i Republik?s s? Maqedonis? ka prezantuar praktikat e këtij bashkëpunimi në vendin e tij.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Organizatave donatore në Kosovë u prezantohet Plani Strategjik i Zyrës Kombëtare të Auditimit

Organizatave donatore në Kosovë u prezantohet Plani Strategjik i Zyrës Kombëtare të Auditimit

Më 22 qershor 2018, në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit është mbajtur takim pune me Organizatat Donatore në Kosovë,  ku është prezantuar Projekt-Plani Strategjik i Zyrës Kombëtare të Auditimit (2018 – 2021). Me këtë rast përfaqësues nga organizata dhe shtete donatore që veprojnë në Kosovën, u njohën në detaje me qëllimet dhe objektivat strategjike të ZKA-së për t’u realizuar nw tri vitet e ardhshme. Ata vlerësuan se dokumenti strategjik paraqet një bazë të mirë për forcimin e mëtejmë të rolit dhe ndikimit të Zyres Kombëtare të Auditimit në përmirësimin e menaxhimit të parasë publike dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur ZKA-në në zbatimin e këtij plani.
Lexo më shumë
Zyra Kombëtare e Auditimit mbyll ciklin e takimeve konsultative për Planin Strategjik 2018-2021

Zyra Kombëtare e Auditimit mbyll ciklin e takimeve konsultative për Planin Strategjik 2018-2021

Zyra Kombëtare e Auditimit në datat 3 dhe 4 korrik 2018, ka prezantuar dhe shqyrtuar Projekt Planin Strategjik 2018-2021 me të gjithë stafin e ZKA-së. Këto takime përmbyllin ciklin e konsultimeve të mbajtura edhe me partnerët kyç të jashtëm, si Kuvendi i Republikës së Kosovës, Organizatat e Shoqërisë Civile dhe Mediat si dhe organizatat donatore që veprojnë në Kosovë. Pas këtyre konsultimeve, ekipi për planifikim strategjik I themeluar nga Auditori I Përgjithshëm,  për hartimin e Planit Strategjik, është duke shqyrtuar sygjerimet dhe këshillat e pranuara si nga partnerët e jashtëm ashtu edhe nga stafi I ZKA-së, dhe pas finalizimit të dokumentit, do t’i propozojë Auditorit të Përgjithshëm për miratim Planin Strategjik tre vjeçar për Zyrën kombëtare të Auditimit. Procesi i planifikimit strategjik është mbështetur nga ekspertë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë.
Lexo më shumë