Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/1/2018 11:19:22 AM

Auditori i Përgjithshëm i dorëzoi Kuvendit Planin Strategjik 2018 -2021 dhe Planin Vjetor të Auditimit 

Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, në një takim të veçantë i ka dorëzuar z. Driton Selmanaj, Kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Planin Strategjik të Zyrës Kombëtare të Auditimit 2018 - 2021 dhe Planin Vjetor të Auditimit për Sezonin Auditues 2018/2019. Plani përfshinë të gjitha aktivitetet audituese për sezonin auditues 2018/19, në hartimin e të cilit janë marrë në konsideratë: Plani strategjik i ZKA-së (2018-2021), përmbushja e obligimeve kushtetuese e ligjore për auditime të rregullsisë, mbulueshmëria sa më e gjerë me auditime të performancës bazuar në vlerësimin mbi rëndësinë, nivelin e rrezikut dhe aktualitetin e temave (çështjeve) të caktuara, përfshirja e një numri më të madh të ndërmarrjeve publike si dhe adresimi i kërkesave specifike të Kuvendit dhe të palëve të tjera të interesit, etj. Planifikimi i këtyre auditimeve është bërë duke pasur parasysh edhe burimet njerëzore dhe financiare që ka në disponim ZKA. Auditimet do të realizohen në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare të institucioneve supreme të auditimit (“SNISA”) duke u bazuar në vlerat univerzale të ISA-ve dhe të ZKA-së si, pavarësia, profesionalizmi, integriteti dhe transparenca. Të gjitha raportet e ZKA-së janë të qasshme për publikun dhe publikohen në faqen e internetit të ZKA-së.  

  • Share:

Lexo lajme tjera:

15 vjet të Zyrës Kombëtare të Auditimit

15 vjet të Zyrës Kombëtare të Auditimit

https://www.youtube.com/watch?v=zPwSvqAiS9U&feature=youtu.be Zyra Kombëtare e Auditimit këtë javë shënon 15-të Vjetorin e themelimit si Institucion Suprem i Auditimit në Republikën e Kosovës. Me këtë rast do të zhvillohen këto aktivitete:
1 tetor 2018 Takim me Driton Selmanaj, Kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Kuvendi i Kosovës Dorëzimi i Planit Vjetor të Auditimit për sezonin e auditimit 2018/19 dhe Planit Strategjik të ZKA-së 2018 – 202. Kuvendi i Kosovës, ora 13:00
1 – 3 tetor 2018 Trajnimi i Auditimit të Performancës, organizim i përbashkët i ZKA, USAID  dhe Qendrës së Ekselencës për Auditim të Institucionit Suprem të  Auditimit të SHBA-ve Trajnimi mbahet në Hotel Sirius dhe fillon nga ora 11:00 Ndarja e Certifikateve, bëhet nga Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani dhe Christina Davis, Zëvendës Drejtore e Misionit të USAID në Kosovë me datë 3 tetor 2018, ora 16:00, Hotel Sirius, salla Andromeda, kati II, (e hapur për media) (agjenda)
2 tetor 2018 Sindikata e punëtorëve të ZKA, organizon aktivitetin për dhurimin e gjakut Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 09:00 Auditori i Përgjithshëm, z. Osmani, pret në takim gjeneratën e parë të të punësuarve në ZKA Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 13:30 Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, pret në takim grupin e punonjësve që për 10 vite kanë dhënë kontributin e tyre në ZKA Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 14:00
3 tetor 2018 Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, pret në takim Auditoren e Përgjithshme të Suedisë, znj. Helena Lindberg Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 14:00 Takimi i komitetit drejtues për zbatimin e Projektit tre vjeçar të Zyrës kombëtare të Auditimit me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë. Pritja e mirëseardhjes për delegacionet e Institucioneve Supreme të Auditimit Kuvendi i Republikës së Kosovës, ora 19:00, hyrja për deputetë (e hapur për media)
4 tetor 2018 Konferenca Tematike “ Roli dhe ndikimi i Institucioneve Supreme të Auditimit në rikthimin e besimit të publikut në sektorin publik” Hotel Emerald, salla Betoven, ora 09:00 - 13:30 (e hapur për media) Vizitë në qytetin antik të Ulpianës Nisja nga Hotel Emerald, ora 16:30 (e hapur për media) Darka Gala – Shënimi i 15-të Vjetorit të ZKA Hotel Emerald, salla Betoven, ora 20:00 – 22:00 ( e hapur për media) Programi i konferencës Lista e pjesëmarrësve
5 tetor 2018 Prezantimi i raportit të performancës “Programet e veçanta të banimit” Amfitetatri i Bibliotekës Kombëtare, ora 13:30 (e hapur për media)
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, është i nderuar që me këtë rast të pres përfaqësues të lartë të Institucioneve Supreme të Auditimit nga: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjykata Evropiane e Auditorëve, Shqipëria, Suedia, Turqia, Arabia, Saudite, Uellsi, Çekia, Polonia, Finlanda, Kroacia, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia dhe SIGMA dhe zyrtarë të lartë të Institucioneve vendore, personalitete të rëndësishme nga arti dhe kultura dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë. Zyra e Auditorit t? Përgjithshëm (tani Zyra Kombëtare e Auditimit), si Institucion Suprem i Auditimit në Kosovë është themeluar nga Administrata e Kombeve t? Bashkuara, në vitin 2002, ndërsa Auditorja e parë e Përgjithshme e Kosovës, znj. Inga Brit Ahlenius, është emëruar në vitin 2003 kur edhe është funksionalizuar institucioni. Auditor i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës është z. Besnik Osmani, i emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në mars të vitit 2016, për një mandat pesë vjeçar. Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës (ZKA) përmbush mandatin dhe obligimin e vet kushtetues dhe ligjor dhe çdo vit harton dhe dorëzon në Kuvend dhe tek subjektet e audituara, mbi 100 raporte të auditimit të rregullsisë dhe të performancës; mbi 1000 rekomandime të auditimit, përkrahje profesionale dhe këshillim për të gjitha subjektet e audituara për zbatimin e rekomandimeve; të gjitha raportet e auditimit bëhen publike. Aktualisht, ZKA ka të punësuar 160 punonjës, 130 prej të cilëve janë personel auditues. Për çdo informatë shtesë ju mund të na kontaktoni në: email: qendresa.mulaj@oagks.org tel. 038 606004 ext 1011
Lexo më shumë
15 auditorë dhurojnë gjak në 15-të vjetorin e themelimit të ZKA

15 auditorë dhurojnë gjak në 15-të vjetorin e themelimit të ZKA

Sot, në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Auditori i Përgjithshëm së bashku me personelin e Zyrës, dhuruan gjak në mënyrë vullnetare. Ky organizim është bërë me iniciativën e grupit të punonjësve të ZKA-së dhurues të rregullt vullnetar dhe me mbështetjen e Sindikatës së ZKA-së. Aksioni për dhurimin e gjakut tashmë është bërë traditë dhe ky është viti i pestë me radhë që ky institucion organizon këtë aktivitet. Si edhe vitet e mëparshme, numri i dhuruesve ishte 15 për të shënuar simbolikisht 15 vjetorin e institucionit.
Lexo më shumë