Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/3/2018 6:00:53 AM

Përvoja amerikane në auditimet e performancës

Në datat 1-3 tetor 2018, në margjinat e shënimit të 15-të Vjetorit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, në Prishtinë po mbahet trajnimi “Auditimet e Performancës”. Ky trajnim është bashkë organizim i ZKA-së me Institucionin Suprem të Auditimit të SHBA-ve (GAO)  dhe Agjencin e Shteteve të BAshkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Richard Stana, trajner me përvojë në Qendrën e Ekselencës për Auditim të Institucionit Suprem të Auditimit të SHBA-ve, do të ndajë me pjesëmarrësit praktikat më të mira nga përvoja amerikane në auditimet e performancës. Në këtë trajnim bashkë me auditorët e ZKA-së po marrin pjesë auditorë të performancës nga vendet e rajonit si Bosnja dhe Herzegovina, Mali i Zi, Maqedonia,  Shqipëria. Ky është një rast i mirë për pjesëamrrësit që përveç të njihen për së afërmi me qasjen dhe metodologjinë e auditimit në Shtetet e Bashkuara, të shkëmbejnë përvojat mes vete dhe të krijojnë lidhje bashkëpunimi për të ardhmen. Në përfundim të trajnimit, Auditori I Përgjithshëm , Besnik Osmani, së bashku me u.d. së zv. Drejtorit të misionit të USAID-it në Kosovë, znj. Kristina Dejvis, do të ndajnë certifikatat për pjesëmarrësit.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

15 auditorë dhurojnë gjak në 15-të vjetorin e themelimit të ZKA

15 auditorë dhurojnë gjak në 15-të vjetorin e themelimit të ZKA

Sot, në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Auditori i Përgjithshëm së bashku me personelin e Zyrës, dhuruan gjak në mënyrë vullnetare. Ky organizim është bërë me iniciativën e grupit të punonjësve të ZKA-së dhurues të rregullt vullnetar dhe me mbështetjen e Sindikatës së ZKA-së. Aksioni për dhurimin e gjakut tashmë është bërë traditë dhe ky është viti i pestë me radhë që ky institucion organizon këtë aktivitet. Si edhe vitet e mëparshme, numri i dhuruesve ishte 15 për të shënuar simbolikisht 15 vjetorin e institucionit.
Lexo më shumë
Njoftim për publikun: “Efektiviteti i programeve të veçanta të banimit”

Njoftim për publikun: “Efektiviteti i programeve të veçanta të banimit”

Zyra Kombëtare e Auditimit, më 05 tetor 2018 (e premte) nga ora 13:30-15:30 do ta bëjë prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Efektiviteti i programeve të veçanta të banimit”. Auditimi ka nxjerr në pah se shumica e atyre që kanë nevojë për banim social nuk kanë arritur të përfitojnë, dhe shumë pak është bërë për ta përmirësuar dukshëm këtë situatë. Si pasojë e mos përfitimit nga ky program i banimit, shumë qytetarë do të vazhdojnë të jetojnë në objekte ku rrezikohen ose të papërshtatshme për banim. Ky prezantimi do të mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” dhe është në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15 vjetorit të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Në këtë prezantim të ftuar janë deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësues nga komunat e Kosovës, shoqëria civile, mediat, organizatat ndërkombëtare, dhe është i hapur për publikun.
Lexo më shumë