Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/5/2018 9:50:54 AM

Auditori i Përgjithshëm pret në takim delegacionin e Byrosë së Përgjithshme të Auditimit të Arabisë Saudite

Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Byrosë së Përgjithshme të Auditimit të Arabisë Saudite, Z. Othman Alyahya, Zëvendës-President për çështjet e degëve, Z. Mohammed Albargan, Drejtor i Përgjithshëm, dega e Assir dhe Z. Khalid Almezher, Drejtor i Përgjithshëm, dega e Najranit. Gjatë takimit bilateral është biseduar për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve supreme të auditimit, shkëmbimin e përvojave në ngritjen e kapaciteteve institucionale në avancimin e metodologjisë dhe procedurave të auditimit të jashtëm. Delegacioni i Byrosë së Përgjithshme të Auditimit të Arabisë Saudite, po qëndrojnë në Prishtinë  për të marrë pjesë në aktivitetet për shënimin e 15-të Vjetorit të themelimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Z. Osmani pret në takim znj. Lindberg, Auditore e Përgjithshme e Suedisë

Z. Osmani pret në takim znj. Lindberg, Auditore e Përgjithshme e Suedisë

Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani ka pritur sot në takim znj. Helena Lindberg, Auditore e Përgjithshme e Suedisë. Gjatë takimit bilateral është biseduar për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve supreme të auditimit dhe për procesin e zbatimit të marrëveshjes bilaterale. Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë kanë marrëveshje trevjeçare me qëllim shkëmbimin e përvojave institucionale dhe përkrahjen suedeze për Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare për institucionet supreme të auditimit. Marrëveshja parasheh zhvillimin e aktiviteteve specifike në fushat si: Auditime të Performancës, Auditime të Rregullsisë (financiare dhe të pajtueshmërisë), Lidership, Menaxhim të Burimeve Njerëzore, Komunikim dhe Planifikim Strategjik.
Lexo më shumë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës vizituan Zyrën Kombëtare të Auditimit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës vizituan Zyrën Kombëtare të Auditimit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marr informatat dhe sqarimet  e nevojshme nga Zyra Kombëtare e Auditimit për auditimin e Buxhetit të Shtetit. Në  ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit është mbajtur një punëtori e përbashkët me anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike (KMFP) dhe të Komisionit për Buxhet dhe Financa (KBF) të Kuvendit të Kosovës, ku është prezantuar Raporti Vjetor i Auditimit për vitin financiar 2017. Kjo punëtori është organizuar nga Komisioni parlamentar për Mbikëqyrje të Financave Publike me përkrahjen e GIZ - Projekti për Reformën e Financave Publike në Kosovë dhe ka synuar që deputetëve t’u ofrohen sqarimet e nevojshme lidhur me rezultatet përfundimtare të auditimit të Buxhetit të Shtetit për vitin financiar 2017. Auditorët e angazhuar në auditimin e Pasqyrave Financiare Vjetore të Qeverisë për vitin 2017, kanë prezantuar në mënyrë të detajuar të gjitha gjetjet dhe rekomandimet që kanë rezultuar nga veprimtaria audituese dhe që synojnë përmirësimin e menaxhimit të financave publike në Kosovë. Z. Driton Selmanaj, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike (KMFP), dhe znj. Safete Hadërgjonaj, në emër të Komisionit për Buxhet dhe Financa kanë vlerësuar rolin e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Ata njëkohësisht kanë prezantuar kërkesat e deputetëve të këtyre komisioneve për sqarime shtesë për auditimin në fushën e menaxhimit të borxhit publik dhe aktiviteteve koncesionare. Gjithashtu, kanë cilësuar punën e ZKA-së si profesionale dhe të besueshme. Për detajet e përmbajtjes së Raportit Vjetor të Auditimit vizitoni uebfaqen e Zyres Kombëtare të Auditimit: http://www.zka-rks.org/wp-content/uploads/2018/09/RVA-2017_Shqip.pdf
Lexo më shumë