Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
3/27/2019 12:52:14 PM

Zyra Kombëtare e Auditimit merr pjesë në Takimin e Dytë të Aleancës së Auditorëve

Me datë 22 mars, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Ilir Salihu dhe znj. Mirlinda Beqiri auditore, morën pjesën në Takimin e Dytë të Aleancës së Auditorëve, të mbajtur në selinë qendrore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonimik (OECD), në Paris, Francë.  Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të 74 shteteve, nga organizata të ndryshme, përfshirë: institucionet supreme të auditimit, organizatat e auditorëve të brendshëm, si dhe organizatat rajonale dhe globale të auditorëve. Qëllimi i takimit ishte të bashkojë auditorët e sektorit publik si dhe të krijojë një hapësirë për të ndarë praktikat e mira dhe për të tejkaluar sfidat në auditimin e sektorit publik. Po ashtu, ky takim ka shërbyer për të lehtësuar partneritetin institucional në frymën e të mësuarit të ndërsjellë dhe bashkëpunimin e synuar, duke iu përshtatur nevojave dhe aftësive të auditorëve të ndryshëm dhe subjekteve te auditimit. Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Ilir Salihu ka udhëhequr njërin nga sesionet e këtij takimi me temën "Përshtatja me ndryshimin dhe përdorimi i teknologjive të reja për auditim". Tema të tjera të diskutuara në këtë takim ishin “Auditimet në një epokë të shpërthimit digjital”,  “Analizat strategjike të auditimit për ruajtjen e integritetit” si dhe “Inteligjenca artificiale dhe auditimi automatik: mundësitë dhe rreziqet”. “Aleanca e Auditorëve” është një forum unik për sektorin publik për auditorët e brendshëm dhe të jashtëm, për të shkëmbyer njohuri dhe përvoja në praktikat e tyre të auditimit. Ky takim është mbajtur në kuadër të javës së Integritetit të OECD-së, së bashku me Forumin Global të Anti-Korrupsionit dhe Integritet, duke u fokusuar në rreziqet dhe mundësitë e teknologjive të reja për anti-korrupsion dhe integritet. Për më shumë vizitoni  http://www.oecd.org/governance/ethics/auditors-alliance-annual-meeting.htm

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në kuadër të Zyrës Kombëtare të Auditimit nis punën Njësia për Luftimin e Mashtrimit

Në kuadër të Zyrës Kombëtare të Auditimit nis punën Njësia për Luftimin e Mashtrimit

Sot, me 19 mars 2019, në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, z. Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm ka pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z. Philip S. Kosnett. Me këtë rast është shënuar edhe fillimi i punës së Njësisë për Luftimin e Mashtrimit e cila do të veprojë në kuadër të Departamentit për Çështje Ligjore në Auditim të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Me këtë rast, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani tha se “Kjo ka qenë një ditë e mirë për Zyrën Kombëtare të Auditimit, sepse kemi pasur mundësinë që  së bashku me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të bisedojmë gjerësisht për veprimtarinë e  auditimit në Kosovë dhe punën e zyrës tonë. Poashtu, është një ditë e veçantë dhe një inaugurim formal i një njësie të veçantë që ka për detyrë të ndihmojë auditorët dhe do të shërbejë si urë lidhëse me sistemin e drejtësisë”. Nga ana e tij Ambasadori Kosnett u shpreh se “Jam më se i lumtur që jam këtu për të shënuar fillimin zyrtar të Njësitit kundër mashtrimit brenda Zyrës Kombëtare të Auditimit.  Jam më se i lumtur sepse kjo zyrë është shembull i gjallë se si drejtësia dhe përparimi ndërthuren – se si një sistem efektiv i kontrollit mbi qeverinë vë themelet për përdorimin efikas të resurseve të Kosovës për të ndërtuar bazën për përparim më të madh dhe për paqe. Me themelimin e Njësitit kundër mashtrimit, Zyra e Auditimit po dërgon porosinë se nuk do të zmbrapset, përkundrazi po i shton përpjekjet për ta vënë në dukje korrupsionin dhe mashtrimin”, shtoi ai. Themelimi i Njësisë për Luftimin e Mashtrimit është mbështetur nga USAID dhe do të jetë një mekanizëm kyç që do të mbështes auditorët se si të trajtohen këto raste. Kjo njësi do të koordinojë edhe komunikimin me institucionet përgjegjëse për sundimin e ligji. Gjithashtu, me ndihmën e USAID-s rreth 60 auditorë të ZKA-së kanë ndjekur trajnime profesionale se si t’i trajtojnë çështjet me elemente të dyshimit për mashtrim të hasura gjatë auditimit. Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani dhe Ambasadori Philip S. Kosnett në fund të takimit dhanë deklaratë për media.  
Lexo më shumë
Bashkëpunimi në mes auditorëve dhe deputetëve ka shënuar progres të rëndësishëm për të rritur ndikimin e auditimit të jashtëm

Bashkëpunimi në mes auditorëve dhe deputetëve ka shënuar progres të rëndësishëm për të rritur ndikimin e auditimit të jashtëm

Kështu tha sot në Shkup, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, në konferencën rajonale “Bashkëpunimi në mes të Zyrës Shtetërore të Auditimit dhe Parlamentit” ku po marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë nga vendet e rajonit dhe më gjerë. Sot në Shkup kanë filluar punimet e konferencës rajonale për të trajtuar bashkpunimin midis Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamentëve të cilat i ka hapur Naser Ademi, Auditor i Përgjithshëm i Maqedonisë në detyrë , ndërsa përvojat e tyre kanë prezentuar ede perfaqesues nga Gjermania, Turqia, Bullgaria, Polonia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi e Kosova. Auditori i Përgjithshëm i Kosovës në këtë konferencë ka prezantuar në panelin e parë përvojën dhe praktikat e bashkëpunimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit  me Parlamentin në Kosovë. Në mes tjerash, gjatë prezentimit ka nënvizuar rezultatet dhe shembujt konkret të Kuvendit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit përmes së cilave janë përmisuar shërbimet dhe është arritur vlera për para si dhe aktivitetet që janë ndërmarrë për përmiresimin e dialogut midis auditorëve dhe deputetëve me qëllim që këta të fundit t’i përdorin raportet e rekomandimet për të mbajtur në llogaridhënie institucionet ekzekutive. Punimet e Konferencës kanë vazhduar me prezantime dhe diskutim në panelin e dytë për temën “Përcjellja e rekomandimeve të auditimit nga Parlamenti” Deputetë dhe auditorë nga rajoni kanë shkëmbyer mendimet e tyre lidhur me përvojat e tyre dhe se si ndikimi përmes auditimit mund të rritet. Në margjinat e kesaj Konference, z. Osmani ka pasur rastin të bisedoj me homologët dhe përfaqësuesit e shumë vendeve për të rritur bashkpunimin bilateral në fushën e auditimit të jashtëm. Kjo konferencë është organizuar në vigjilje të shënimit të 20-të vjetorit të themelimit të Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut.
Lexo më shumë