Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
4/4/2019 11:38:05 AM

Përkundër rezultateve, Qeveria e Kosovës ka mundur të përfitojë më shumë nga Projekti për Zhvillimin e Politikave

Procesi i zhvillimit të politikave ka një ndikim të gjerë dhe me interes për reformat në administratën publike të vendit. Falë mbështetjes nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mekanizma që ta përmirësojë këtë proces në fushën e legjislacionit dhe hartimit të politikave.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës për projektin “Zhvillimi i Kapaciteteve në Procesin e Bërjes së Politikave dhe Koordinimit në Kosovë", i cili është financuar nga SIDA dhe zbatuar nga Zyra e Kryeministrit (ZKM). Qëllimi i këtij auditimi ishte të vlerësohet performanca e Projektit.

Auditimi ka nxjerrë përfundimin se projekti në përgjithësi ka arritur rezultate të rëndësishme duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve për zhvillimin e politikave brenda Qeverisë, duke futur mekanizma për kryerjen e analizave të politikave, analizën e ndikimit dhe mekanizmat mbështetës për përfshirjen efektive të shoqërisë civile.

Pavarësisht kësaj, ekziston rreziku që pas përfundimit të Projektit, Qeveria nuk do të ketë në dispozicion kapacitete të mjaftueshme për të kryer analizat e nevojshme të ndikimit ekonomik, planifikimit strategjik dhe komponenteve të tjera të procesit për zhvillimin e politikave dhe legjislacionit.

Raporti thekson se mungesa e një procesi të rregullt të komunikimit interaktiv nga ekspertët afatgjatë të Projektit me të gjithë përfituesit e synuar - ministritë e linjës dhe departamentet e ZKM-së mund të krijoj vështirësi në identifikimin e qartë të nevojave të tyre zhvillimore dhe plotësimin e këtyre mangësive. Kjo mund të reflektojë me humbjen e mundësisë për përfitim nga ndihma e ekspertëve të SIDA-së.

Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm, lidhur me këtë auditim ka deklaruar se "ka fusha ku Projekti ka kontribuar fuqishëm në zhvillimin e qëndrueshëm në procesin e hartimit të politikave duke hartuar udhëzime dhe doracakë praktikë, që janë vlerësuar pozitivisht nga përfituesit e projektit. Megjithatë, përkundër progresit të bërë nga Projekti në procesin e zhvillimit të politikave, disa mangësi të identifikuara mund të rrezikojnë qëndrueshmërinë e rezultateve të Projektit dhe në këtë drejtim efektivitetin e procesit të zhvillimit të politikave".

Bazuar në gjetjet e raportit, autoritetet përgjegjëse, respektivisht Zyra e Kryeministrit dhe Projekti Sida, të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të përmirësuar metodologjitë e përdorura për ngritjen e kapaciteteve, rrisin komunikimin me përfituesit e synuar dhe të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme arritjen e rezultateve. Përmes kësaj procesi do të ketë ndikim më të madh në reformat e Administratës Publike si një nga elementët e rëndësishëm që korrespondon me aspiratën e vendit drejt integrimit në BE.

Raportin e plotë mund ta lexoni në këtë vegz .

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Bashkëpunimi në mes auditorëve dhe deputetëve ka shënuar progres të rëndësishëm për të rritur ndikimin e auditimit të jashtëm

Bashkëpunimi në mes auditorëve dhe deputetëve ka shënuar progres të rëndësishëm për të rritur ndikimin e auditimit të jashtëm

Kështu tha sot në Shkup, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, në konferencën rajonale “Bashkëpunimi në mes të Zyrës Shtetërore të Auditimit dhe Parlamentit” ku po marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë nga vendet e rajonit dhe më gjerë. Sot në Shkup kanë filluar punimet e konferencës rajonale për të trajtuar bashkpunimin midis Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamentëve të cilat i ka hapur Naser Ademi, Auditor i Përgjithshëm i Maqedonisë në detyrë , ndërsa përvojat e tyre kanë prezentuar ede perfaqesues nga Gjermania, Turqia, Bullgaria, Polonia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi e Kosova. Auditori i Përgjithshëm i Kosovës në këtë konferencë ka prezantuar në panelin e parë përvojën dhe praktikat e bashkëpunimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit  me Parlamentin në Kosovë. Në mes tjerash, gjatë prezentimit ka nënvizuar rezultatet dhe shembujt konkret të Kuvendit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit përmes së cilave janë përmisuar shërbimet dhe është arritur vlera për para si dhe aktivitetet që janë ndërmarrë për përmiresimin e dialogut midis auditorëve dhe deputetëve me qëllim që këta të fundit t’i përdorin raportet e rekomandimet për të mbajtur në llogaridhënie institucionet ekzekutive. Punimet e Konferencës kanë vazhduar me prezantime dhe diskutim në panelin e dytë për temën “Përcjellja e rekomandimeve të auditimit nga Parlamenti” Deputetë dhe auditorë nga rajoni kanë shkëmbyer mendimet e tyre lidhur me përvojat e tyre dhe se si ndikimi përmes auditimit mund të rritet. Në margjinat e kesaj Konference, z. Osmani ka pasur rastin të bisedoj me homologët dhe përfaqësuesit e shumë vendeve për të rritur bashkpunimin bilateral në fushën e auditimit të jashtëm. Kjo konferencë është organizuar në vigjilje të shënimit të 20-të vjetorit të themelimit të Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut.
Lexo më shumë
Zyra Kombëtare e Auditimit shkëmben përvojat me auditorët suedezë dhe palestinezë

Zyra Kombëtare e Auditimit shkëmben përvojat me auditorët suedezë dhe palestinezë

Në kuadër të vizitës në selinë e Zyres Kombëtare të Auditimit të Suedisë, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Ilir Salihu, është takuar me drejtuesit dhe personelin auditues të Institucionit Suprem të Auditimit të Suedisë, me të cilët ka diskutuar për modalitetet e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit bilateral, në kuadër të Marrëveshjes për Bashkëpunim ndër-institucional. Gjatë qëndrimit në Suedi, z. Salihu ka qenë i ftuar që të marrë pjesë në takimet e përbashkëta të personelit të Zyres Kombëtare të Auditimit të Suedisë me drejtuesit e Zyres Shtetërore të Auditimit të Palestinës dhe të prezantojë përvojat e Zyres Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, në lidhje me planifikimin strategjik, menaxhimin e ndryshimit dhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe njerëzore.
Lexo më shumë