Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
5/7/2019 8:34:54 AM

Auditori i Përgjithshëm viziton organizatat jo-qeveritare dhe dhuron pajisje kompjuterike

Në kuadër të programit për të njohur më mirë rëndësinë e auditimit dhe më qëllim të sensibilizimit të publikut, Zyra Kombëtare e Auditimit ditëve të fundit ka ndërmarrë aktivitete për shpërndarjen e donacioneve - pajisje kompjuterike në disa organizata jo-qeveritare në nevojë. Dhurimi i këtyre pajisjeve, është një akt simbolik për të përkrahur dhe për t’u solidarizuar me punën dhe përkushtimin e këtyre organizatave si dhe për të përmirsuar kushtet e tyre të punës. Me këtë rast, Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani, i ka njoftuar përgjegjësit e këtyre organizatave lidhur me rolin dhe punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit, si dhe u informua për së afërmi me punën dhe aktivitetet e tyre. Në emër të Shoqatës Down Syndrome Kosova, znj. Sebahate Hajdini-Beqiri, pasi shprehu falënderimin për këtë donacion, njoftoj për themelimin e kësaj organizate me iniciativë të vet prindërve. Misioni i shoqatës është ngritja e dinjitetit të individëve me sindromë Down dhe familjarëve të tyre, duke avokuar e lobuar për të drejtat dhe respektimin e këtyre të drejtave, për ngritjen e cilësisë së jetës dhe gjithëpërfshirjen e plotë të individëve me sindromë Down në shoqëri. Prandaj, ajo theksoi se ndihma të tilla janë të mirëseardhura dhe te vlefshme për të ndihmuar në zhvillimin e aktiviteteve të shoqatës. Në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për kontributin e dhënë,  përfaqësuesve të ZKA-së ju dhanë  dhurata  simbolike të punuara nga vet fëmijët. Me rastin e shpërndarjes së pajisjeve për shoqatën jo-fitimprurëse, “HANDIKOS”, përfaqësuesit e kësaj shoqate u shprehen se: “ky donacion është i mirëseardhur dhe pajisjet do të përdoren në zhvillimin e aktiviteteve të tyre të përditshme”. HANDIKOS ka për qëllim përfaqësimin dhe përkrahjen e personave me aftësi të kufizuar duke avokuar, lobuar e ofruar shërbime profesionale për të ngritur mirëqenien e tyre dhe për të arritur të drejta të barabarta, një jetë të pavarur e të dinjitetshme për të gjithë. Pajisje kompjuterike i janë dhuruar edhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve „Shtëpia Ime“  në Ferizaj, komunitetit kroat në Janjevë si dhe një pjesë e këtyre pajisjeve i janë dhuruar edhe Gjimanzit “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Pajisjet janë të përdorura, por ekspertët e TI-së të Zyrës Kombëtare të Auditimit i kanë funksionalizuar plotësisht duke i shtuar jetën e përdorimit edhe për një kohë optimale dhe mund të plotësojnë nevojat e këtyre organizatave.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani ka vizituar Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë dhe ka dhuruar pajisje kompjuterike për nevojat e shkollës

Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani ka vizituar Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë dhe ka dhuruar pajisje kompjuterike për nevojat e shkollës

Me rastin e dhurimit të këtij donacioni Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, tha se ky është një akt simbolik për të përkrahur dhe për t’u solidarizuar me përpjekjet e personelit  arsimor dhe nxënësit në nxënien e njohurive të reja dhe sado pak për të përmirësuar kushtet e tyre  të punës. Në anën tjetër drejtori i Gjimnazit “Xhevdet Doda”, z. Azem Jaha  shprehu falënderimin e tij për këtë donacion duke theksuar se është shumë i mirëseardhur dhe do të jetë në shërbim të nxënësve të kësaj shkolle. Pajisjet janë të përdorura dhe me ndihmën e ekspertëve të TI-së të Zyrës Kombëtare të Auditimit janë funksionalizuar plotësisht duke i shtuar jetën e përdorimit edhe për një kohë optimale dhe mund të plotësojnë të gjitha nevojat e nxënësve. Ky aktivitet është duke u zhvilluar në kuadër të programit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për të njohur më mirë rëndësinë e auditimit dhe sensibilizimin e publikut që të mbajnë në përgjegjësi autoritetet publike për zbatimin e rekomandimeve sikurse për të shprehur edhe nevojën për një edukim më cilësor në Kosovë.
Lexo më shumë
Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit shërbejnë si burim informacioni për komisionet parlamentare për të mbajtur Qeverinë të përgjegjshme për shpenzimin e parasë publike

Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit shërbejnë si burim informacioni për komisionet parlamentare për të mbajtur Qeverinë të përgjegjshme për shpenzimin e parasë publike

Sot në Prishtinë, Auditori i Përgjithshëm mori pjesë në konferencën rajonale me temën  “Mbikëqyrja Parlamentare e Financave Publike” të organizuar nga Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike në bashkëpunim me GIZ. Në këtë konferencë u diskutua për rolin, funksionin dhe bashkëpunimin në mes të  Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike  dhe Komisionit për Buxhet dhe Financa, në mbikëqyrjen e financave publike. Po ashtu, një rëndësi e veçantë ju dha përdorimit të Raporteve të Auditimit, nga ana e këtyre komisioneve për të mbajtur Qeverinë të përgjegjshme për shpenzimin e parasë publike. Si dhe mundësinë e përfitimit nga gjetjet e auditimit, në planifikim më të mirë të shpenzimeve publike. Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, ka prezantuar, përvojën dhe praktikat e bashkëpunimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit  me Kuvendin, në Kosovë, me ç ‘rast janë prezantuar rezultat konkrete nga ky bashkëpunim. “Bashkëpunimi në mes të auditorëve dhe deputetëve ka shënuar progres, duke rritur kështu ndikimin e auditimit të jashtëm.  Së bashku me komisionet parlamentare jemi duke shikuar mundësitë e forcimit të mekanizmave me qëllim të rritjes së përqindjes të rekomandimeve të adresuara të cilat ndikojnë ne përmirësimin e shërbimeve dhe arrijnë vlerën për para, si dhe të rrisim besimin e Kuvendit në punën tonë” tha z. Osmani. Z. Driton Selmanaj, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, dhe z. Lumir Abdixhiku, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa kanë vlerësuar lartë rolin e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Ata  kanë cilësuar punën e ZKA-së si profesionale dhe të besueshme, mirëpo u theksua se shqetësues mbetet fakti, për numrin e ulët të zbatimit të rekomandimeve. Në këtë konferencë është diskutuar dhe janë shkëmbyer përvojat e komisioneve parlamentare dhe bashkëpunimi i tyre me Institucionet Supreme të Auditimit të vendeve të rajonit. Pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Komisionet parlamentare  për financa publike, përfaqësues nga Institucionet Supreme të Audimit, Bankës Botërore dhe shoqërisë civile, të vendeve të rajonit si Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Kroacia.
Lexo më shumë