Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
11/6/2012 9:43:35 AM

Ligjëratë për studentët e Universitetit të Prishtinës nga Auditori i Përgjithshëm

 

Të mërkurën me  7 nëntor, në ora 16:00 – 17:30, në Amfiteatrin e madh të Bibliotekës Universitare në Prishtinë,  Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson, do të mbajë një ligjëratë për studentët e Universitetit të Prishtinës. 

Ligjërata do të jetë e fokusuar në zhvillimin auditimit të jashtëm në Kosovë dhe do të jetë e hapur. Studentët do të kenë rastin të bashkëbisedojnë me Auditorin e Përgjithshëm dhe t’i drejtojnë atij pyetjet me interes. 

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Vizita e delegacionit të ZAP-it në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë, 22-26 tetor të vitit 2012

Vizita e delegacionit të ZAP-it në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë, 22-26 tetor të vitit 2012

Dita e parë e vizitës, 22 tetor 2012 

Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë (ZKAS) ’Riksrevisionen’ ishte mikpritëse e delegacionit të Zyrës sonë. Delegacioni i përbërë nga pesë anëtarë është udhëhequr nga Auditori i Përgjithshëm, z. Lage Olofsson. Anëtarët e delegacionit ishin: Artan Venhari, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm; Ilire Daija-Buza, Shefe e Kabinetit të AP/MP; Neslihane Mati, Auditore e Performancës dhe Safet Berisha, Auditor i Performancës. 

Takimet e punës kryesisht ishin të fokusuara në paraqitjen e praktikave më të mira nëpër fusha të ndryshme të punës së ZKAS. Të hënën, më 22 tetor, delegacioni i diskutoi çështjet aktuale të ZKAS, përfshirë edhe pikëpamjet e kryetares së sindikatës znj. Nina Gustafsson Åberg. Sidoqoftë, marrëdhënia midis ZKAS dhe parlamentit u theksua. Mëtutje, delegacioni gjithashtu ia bëri një vizitë Ambasadës së Kosovës në Suedi. Delegacioni u prit nga ambasadori Kosovar z. Lulzim Peci dhe këshilltari i tij z. Sadat Burrniku. Së bashku ne patëm mundësinë t’i diskutojmë sfidat e krijimit të një MFP-je të mirë për ambasadat që ndodhen jashtë Kosovës. 

Nga ana e majtë: Lulzim Peci dhe Lage Olofsson 

Nga e majta: Safet Berisha, Artan Venhari, Neslihane Mati, Lulzim Peci, Ilire Daija-Buza, Lage Olofsson 

 

Dita e dytë e vizitës, 23 tetor 2012 

Të martën me 23 tetor u mbajt një takim i Komitetit Drejtues. Takimi u kryesua nga z. Magnus Lindell, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm i ZKAS. Auditori i Përgjithshëm z. Lage Olofsson prezantoi situatën aktuale të ZAP-it në aspekte të ndryshme. Raporti i Progresit të projektit  prej shtatorit të vitit 2011 deri në shtatorin e vitit 2012 u prezantua nga z. Fredrik Friberg, Koordinator i Projektit. Bashkëpunimi i mëtejshëm për vitet 2013-2015 (bashkëpunim trevjeçar) është diskutuar, përfshirë vizitat e ardhshme të projektit. Të dyja palët veçuan rëndësinë e zhvillimit të auditimit të performancës, ndërsa Z. Olofsson theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, në mënyrë të posaçme në këtë fushë. 

Më vonë gjatë ditës grupi i ZAP-it ishte ndarë dhe mbajtën takime me sektorë të ndryshëm, përkatës me rolin e tyre. 

Nga e majta: Artan Venhari, Neslihane Mati, Magnus Lindell, Ilire Daija-Buza, Fredrik Friberg, Lage Olofsson dhe Safet Berisha 

Grupi që përbëhej nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm dhe dy auditorë të Performancës gjithashtu u takuan me Kristina Persdotter, këshilltare politike e një partie opozitare, për ta perceptuar se si vlerësimi dhe analiza nga akterët e ndryshëm, përfshirë auditimet e performancës, përdoret në hartimin dhe analizimin e politikë-bërjes. 

 

Prej ditës së 3-5 të vizitës, 24-26 tetor 

Grupi i udhëhequr nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, z. Artan Venhari dhe dy auditorë tjerë të performancës vazhduan me trajnim në ZKAS, duke synuar që të kuptojnë aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me Auditimin e Performancës. 

Grupi i pari u takua me 2 anëtarë të ZKAS, të cilët për së afërmi kanë qenë të përfshirë në punën e Komiteteve Hetimore të Qeverisë, të cilët ofruan informata për punën, përbërjen dhe mandatet e komiteteve të tilla, me shembuj të raporteve që nxirren nga komitetet e tilla dhe se si nga Qeveria bëhet përcjellja e punës së agjencive të saj dhe përshtatshmërinë e politikave të miratuara dhe të implementuara. Më pas, u mbajt një takim me auditorët e performancës në ZKAS, për ta shtjelluar më tej se si strategjitë sektoriale të auditimit planifikohen dhe implementohen dhe si rast studimor është marrë Strategjia e Auditimit të Performancës të ZKAS e vitit 2008-2011 dhe 9 raportet e nxjerra për këtë qëllim. 

Pasdite grupi u takua me z. Gunnar Andren, anëtarët e Komitetit të Taksave dhe znj. Irene Oskarsson dhe z. Jan-Olof Larsson, kryetare dhe zëvendës-kryetar i Komitetit për Mjedis dhe Bujqësi, për t’i diskutuar marrëdhëniet në mes të komisioneve parlamentare dhe ZKAS dhe se si puna e ZKAS përcillet në punën e Parlamentit. Diskutimet gjithashtu përfshinë edhe mënyrën e funksionimit të komiteteve parlamentare, se si Parlamenti i Suedisë (Sveriges Riksdag) i bën vlerësimet dhe hetimet, si dhe mënyrën se si ata i kryejnë analizat e indikatorëve me rastin e diskutimit të ekzekutimit të buxhetit të shtetit, si dhe përcjelljen e buxhetit vjetor. 

Prej majtas: Gunnar Andren, Artan Venhari, Neslihane Mati dhe Safet Berisha 

Grupi gjithashtu u takua me z. Ragnar Olofsson, nga Departamenti i Buxhetit të Ministrisë së Financave për t’u njohur me procesin buxhetor dhe menaxhimin e performancës në Suedi. Fokusi i prezantimit ishte cikli buxhetor dhe korniza buxhetore në Suedi, roli i Ministrisë së Financave si gardiani i fundit i politikës fiskale; strukturës së Qeverisë dhe marrëdhënieve midis Parlamentit, Qeverisë dhe Agjencive Qeveritare. Një fokus i madh gjithashtu ka qenë në mënyrën se si Qeveria e monitoron dhe e vlerëson performancën e agjencive dhe efektet e një monitorimi dhe vlerësimi të tillë. 

Me rastin e mbylljes së vizitës studimore, në një takim të rregullt të stafit, gjithashtu edhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm iu drejtua stafit të ZKAS, për t’i informuar në lidhje me vizitën e ZAP-it në ZKAS dhe për të ofruar disa informata mbi situatën aktuale në ZAP dhe bashkëpunimin e ardhshëm midis këtyre të dyjave. 

 

Lexo më shumë
Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson, në ligjëratën e tij për studentët e Universitetit të Prishtinës

Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson, në ligjëratën e tij për studentët e Universitetit të Prishtinës

 

Ligjërata ishte e fokusuar në rolin e auditimit të jashtëm dhe Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, raportet e auditimit/llojet e opinioneve të dhëna, si dhe rezultatet dhe ndikimin në fuqizimin e qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies.

 “Kosova është duke treguar rezultate në raportimin e jashtëm karshi kërkesave që kemi aktualisht. Por, ne duhet të zhvillohemi më tutje në rrugëtimin tonë drejt Evropës në mënyrë që të përmbushim edhe kërkesa më të mëdha që ne do t’i kemi në të ardhmen”. 

“Ju ftoj të vizitoni ueb-faqen tonë, ne publikojmë aty çdo gjë që bëjmë, të gjitha raportet tona. Mos hezitoni të kontaktoni personat përgjegjës në ZAP nëse ju jeni duke shkruar ndonjë ese ose ju intereson ndonjë rast dhe keni nevojë për ndonjë material dhe ne do të jemi të gatshëm t’iu përgjigjemi,“ theksoi Auditori i Përgjithshëm. Janë diskutuar pikëpamje të ndryshme në lidhje me menaxhimin e parasë publike si dhe përgjegjësitë dhe ndikimet e auditorëve. 

 

 

Lexo më shumë