Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/31/2019 12:28:38 PM

Institucionet Supreme të Auditimit të Kosovës dhe Kroacisë, intensifikojnë bashkëpunimin me qëllim të forcimit të auditimit të jashtëm

Në datat 30 dhe 31 Tetor, me ftesë të Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kroacisë z. Ivan Klešic, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës z. Besnik Osmani dhe bashkëpunëtorët e tij kanë zhvilluar vizitë bilaterale në këtë institucion. Qëllimi i kësaj vizite ishte intensifikimi i bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellë me qëllim të forcimit të auditimit të jashtëm në të dyja vendet. Auditori i Përgjithshëm i Kosovës z. Besnik Osmani, ka falënderuar z. Klešic  për ftesën e bërë dhe përkrahjen e vazhdueshme. Z. Osmani  ka njoftuar homologun e tij lidhur me progresin e arritur të Zyrës Kombëtare të Auditimit në zhvillimin e kapaciteteve institucionale e njerëzore për auditimin e institucioneve publike në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA). Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kroacisë z. Ivan Klešic, ka uruar z. Osmanin për arritjet dhe anëtarësimin me të drejta të plota të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës në INTOSAI. Z. Klešic, ka shprehur gatishmërinë e institucionit të tij për një bashkëpunim afatgjatë me ZKA-në. Krerët e të dyja institucioneve kanë nënvizuar përfitimet që mund të arrihen përmes një procesi të qëndrueshëm të bashkëpunimit bilateral. Gjatë qëndrimit në Zagreb, Auditori i Përgjithshëm i shoqëruar nga Qerkin Morina, Ndihmës Auditor i Përgjithshëm dhe Saranda Husaj Baraliu, Udhëheqëse e Departamentit për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Auditim kanë bashkëbiseduar dhe kanë shkëmbyer përvojat me kolegët nga institucioni homolog i Kroacisë, lidhur me skemat e certifikimit dhe edukimin e vazhdueshëm profesional; menaxhimin e kontrollit të cilësisë si dhe përvojat dhe sfidat në auditimin e sektorit publik. Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ka vizituar edhe zyrën regjionale të Cakovec -it, ku janë mirëpritur nga udhëheqësi i kësaj zyre z. Nikola Mustac dhe bashkëpunëtorët e tij. Në këtë vizitë delegacioni nga ZKA u njoftuar lidhur me përgjegjësitë dhe organizimin e procesit të auditimit në zyrat regjionale të Institucionit Suprem të Auditimit të Kroacisë.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Donatorët rrisin  kërkesat  ndaj Zyrës Kombëtare të Auditimit për auditimin e fondeve të tyre dhënë Institucioneve Publike 

Donatorët rrisin  kërkesat  ndaj Zyrës Kombëtare të Auditimit për auditimin e fondeve të tyre dhënë Institucioneve Publike 

Për shkak të rritjes së besueshmërisë ndaj punës së Zyrës Kombëtare të Auditimit, janë rritur edhe kërkesat e donatorëve për auditimin e fondeve të tyre dhëne Institucioneve Publike në Kosovë. Sot, Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Projekti DEMOS- Decentralizimi dhe Përkrahja e komunave, kanë nënshkruar marrëveshje për kryerjen e auditimit të veçantë të projekteve kapitale të financuar përmes Grantit të Performancës. Me anë të këtij auditimi  do të vlerësohet nëse procesi i prokurimit për projektet kapitale është në pajtim me kërkesat ligjore që nga planifikimi deri te realizimi i kontratës. Po ashtu do të vlerësohet nëse projektet e realizuara nga granti i DEMOS kanë arritur qëllimin e synuar e që nënkupton nëse me anë të këtyre investimeve komunat kanë përmirësuar ofrimin e  shërbimeve publike ndaj qytetarëve. Në vitin 2018, të drejtën e përfitimit të granteve nga DEMOS e kanë fituar 22 komuna. Duke zhvilluar konkurrencën në mes të Komunave grantet e performancës kanë për qëllim të nxisin ndryshime pozitive në sjelljen e komunave për përmirësimin e qeverisjes demokratike, menaxhimit financiar, burimeve njerëzore si dhe transparencën dhe integritetin. Auditimi i këtij projekti do të kryhet në përputhje me Standardet Ndërkombëtarë të Institucioneve Supreme të Auditimit si dhe praktikat e mira evropiane. Auditimet e performancës të kryera nga Zyra Kombëtare e Auditimit janë shqyrtime të pavarura dhe të besueshme që vlerësojmë nëse veprimet qeveritare, sistemet, operacionet, programet, aktivitetet ose organizatat veprojnë në përputhje me parimet e ekonomisë, efikasitetit dhe efektivitetit dhe nëse ka vend për përmirësim. Ky është auditimi i dytë i performancës, që do të kryhet në vitin 2019 me kërkesë të donatorëve. Poashtu, Zyra Kombëtare e Auditimit në sezonin auditues 2019/2020,  do të auditoj edhe  pasqyrat financiare për 9 projekte të fondeve të donatorëve.
Lexo më shumë
Mirëmbajtja e objekteve shkollore kërkon përmirësim urgjent

Mirëmbajtja e objekteve shkollore kërkon përmirësim urgjent

Raporti i auditimit të performancës “Menaxhimi i mirëmbajtjes në Institucionet Publike Arsimore”  ka gjetur se në përgjithësi gjendja e shkollave nuk është e mirë. Nuk ka mirëmbajtje të vazhdueshme për të mundësuar zhvillimin e mësimit në një ambient të shëndetshëm dhe me kushte themelore mësimore. Nga 18 objektet shkollore që janë vlerësuar, vetëm shtatë (7) prej tyre janë në nivel të pranueshëm për zhvillimin e aktiviteteve mësimore. Përderisa, në objektet tjera shkollore mangësi të theksuara kishte në furnizimin me materiale dhe pajisje higjienike, gëlqerosjen vjetore të mureve dhe dezinfektimin e tyre, gjendjen e inventarit shkollor, nyjeve sanitare, ajrosjen e objektit dhe ventilimin e tualeteve. Raporti thekson se institucionet qendrore dhe lokale nuk kanë arritur që të koordinojnë, mbikëqyrin dhe delegojnë detyrat rreth inspektimeve që duhet kryer në nivele të ndryshme dhe nuk kanë hartuar infrastrukturë të plotë ligjore. Gjithashtu, nuk janë realizuar aktivitetet e duhura brenda institucioneve shkollore për sigurimin e kushteve dhe shërbimeve të mirëmbajtjes. Menaxhimi i mirëmbajtjes ka qenë sfidues për shumicën e shkollave në aspektin e planifikimit të  aktiviteteve dhe ndërmarrjes së  masave për të siguruar shërbime më të mira të mirëmbajtjes. Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, lidhur me raportin është shprehur se “Sistemi aktual për menaxhimin e mirëmbajtjes nga Institucionet Publike Arsimore nuk ka arritur të sigurojë mirëmbajtje në nivelin e duhur të objekteve arsimore. Për pasojë, ato nuk ofrojnë kushtet e duhura për zhvillimin e procesit mësimor” Zyra Kombëtare e Auditimit, ka dhënë rekomandime konkrete për kryesuesit e Institucioneve Publike Arsimore të nivelit qendror dhe lokal, të cilat kanë synim përmirësimin e kushteve elementare dhe mirëmbajtjes në objektet shkollore, me qëllim që nxënësve t’ju sigurojnë ambient të shëndetshëm për zhvillimin e procesit mësimor. Raportin e plotë mund ta lexoni në  vegzë.
Lexo më shumë