Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, sot priti në takim përshendetës drejtorin e projektit të USAID TEAM, Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, Stephen Carpenter.
Me këtë rast, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, falenderoi z. Carpenter për bashkëpunimin me Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) si dhe për kontributin e dhënë gjatë misionit të tij në shtetin e Kosovës.
Të dyja palët konsideruan se ky bashkëpunim është i rëndësishëm, ndërsa u theksua se ZKA-ja do të vazhdojë të përfitojë edhe mëtutje nga ky projekt.
Takim është realizuar me kërkesë të Stephen Carpenter me rastin e përfundimit të misionit të tij në Kosovë në kuadër të projektit USAID TEAM dhe me qëllim që të njoftohet Auditori i Përgjithshëm me personat përgjegjës që do të pasojnë punën e z. Carpenter dhe do të vazhdojnë zbatimin e projektit.