Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
12/31/2019 10:46:44 AM

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve nuk trajtohet mjaftueshëm për të siguruar planifikime buxhetore në përputhje me prioritetet strategjike

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) bëri publik raportin e performancës “Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2018–2020 në sektorin e arsimit dhe të infrastrukturës”. Raporti konstaton se Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (KASH) nuk trajtohet mjaftueshëm për të siguruar planifikime buxhetore në përputhje me prioritetet strategjike. Auditimi vë në pah se planifikimi, zbatimi dhe monitorimi i realizimit të objektivave strategjike nuk është në nivelin e duhur. Kjo ka bërë që të zbehet rëndësia dhe qëllimi që ka Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (KASH) në planifikim afatgjatë të objektivave dhe buxhetit. Për rrjedhojë, Korniza Afatmesme e Shpenzimeve nuk është plotësisht në funksion të një planifikimi të qëndrueshëm. Sipas të gjeturave të auditimit, Zyra për Planifikim Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit nuk ka arritur të bëjë bashkërendim të aktiviteteve të saj, monitorim dhe raportim të vazhdueshëm të implementimit të objektivave strategjike në mënyrë që të hartojë një deklaratë të duhur të prioriteteve. Kurse, Ministria e Financave (MF) ka bërë hartimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve në mënyrë të përgjithësuar nëpër sektorë por jo edhe sipas organizatave buxhetore, kjo e bënë të vështirë ndërlidhjen, vlerësimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve për organizata. Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) si dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), nuk kanë arritur të bëjnë planifikim të duhur financiar të projekteve/aktiviteteve dhe realizim të buxhetit për projekte të caktuara duke rrezikuar realizimin e objektivave strategjike qeveritare. Për më shumë, këto dy ministri kishin planifikuar dhe realizuar projekte jashtë objektivave strategjike. Zyra Kombëtare e Auditimit i rekomandon autoritetet përgjegjëse që të sigurojnë hartim dhe miratim të duhur të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, e cila duhet të shërbej si dokument kyç për planifikimin e aktiviteteve strategjike dhe atyre vjetore. Objektivë e këtij auditimi është vlerësimi nëse procesi i përgatitjes dhe zbatimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) ka adresuar objektivat strategjike të përcaktuara, për planifikim të mirëfilltë dhe financim të politikave prioritare në vend. Auditimi përfshin periudhën për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2018 – 2020 me fokus vitin 2018 ndërsa, për nevoja krahasimore mbulon edhe periudhën e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2017–2019. Raportin e plotë mund ta lexoni në këtë vegëz

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani takoi drejtorin e projektit USAID TEAM, Stephen Carpenter

Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani takoi drejtorin e projektit USAID TEAM, Stephen Carpenter

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, sot priti në takim përshendetës drejtorin e projektit të USAID TEAM, Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, Stephen Carpenter. Me këtë rast, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, falenderoi z. Carpenter për bashkëpunimin me Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) si dhe për kontributin e dhënë gjatë misionit të tij në shtetin e Kosovës. Të dyja palët konsideruan se ky bashkëpunim është i rëndësishëm, ndërsa u theksua se ZKA-ja do të vazhdojë të përfitojë edhe mëtutje nga ky projekt. Takim është realizuar me kërkesë të Stephen Carpenter me rastin e përfundimit të misionit të tij në Kosovë në kuadër të projektit USAID TEAM dhe me qëllim që të njoftohet Auditori i Përgjithshëm me personat përgjegjës që do të pasojnë punën e z. Carpenter dhe do të vazhdojnë zbatimin e projektit.
Lexo më shumë
Intensifikohen aktivitetet në kuadër të projektit të binjakëzimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe të Polonisë

Intensifikohen aktivitetet në kuadër të projektit të binjakëzimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe të Polonisë

Komiteti Drejtues i projektit të binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës” në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë mbajti takimin e dytë të drejtuar nga Zëvendës-Auditori i Përgjithshëm, njëherësh udhëheqës i këtij projekti, Ilir Salihu si dhe drejtuesi i projektit nga Polonia, këshilltari i presidentit të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, Wojciech Kutyla. Në këtë takim palët fillimisht diskutuan për raportin e parë tremujor të progresit si dhe për  planin e punës për gjashtëmujorin e ardhshëm, që u prezantuan nga këshilltarja rezidente e projektit të binjakëzimit, Aleksandra Kukula. Më tutje diskutimi u fokusua në ecurinë e zbatimit të projektit i cili ka për qëllim fuqizimin e ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Projekti shërben për avancimin e metodologjisë së auditimit, rritjen e  cilësisë në auditim dhe fuqizimin e ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, përmes zbatimit të rekomandimeve të auditimit nga subjektet e audituara. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë.
Lexo më shumë