Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
1/24/2020 2:49:13 PM

ZKA-ja prezantoi raportin e auditimit në konferencën e shtatë ndërkombëtare ‘Sfidat e Mobilitetit në Transport dhe Siguria Publike’

Raporti i auditimit të performancës “Siguria në trafikun rrugor” u prezantua edhe në konferencën e shtatë ndërkombëtare “Sfidat e Mobilitetit në Transport dhe Siguria Publike”. Në konferencën e organizuar nga Kolegji Tempulli dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike u shpalosen arritjet e ngecjet në sigurinë e transportit dhe sigurinë publike në Kosovë si dhe u diskutuan praktikat më të mira nga vendet e tjera. Për gjetjet kryesore të raportit “Siguria në trafikun rrugor” para të pranishmëve prezantoi Labinot Sadiku, udhëheqës i ekipit që realizoi këtë raport të auditimit. Sadiku tha se ky raport ka adresuar çështjet kryesore te cilat ndërlidhen me sigurinë në trafikun rrugor e cila viteve të fundit është mjaftë shqetësuese për pjesëmarrësit në trafik. Bazuar në këtë, ai tregoi se ZKA-ja ka dhënë 24 rekomandime për institucionet e audituara me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik. Ndërkohë dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Bejtush Gashi, tha se siguria publike në përgjithësi dhe ajo rrugore në veçanti vazhdojnë të mbeten ndër problemet kryesore për institucionet shtetërore. Edhe drejtori i Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, Muhamed Krasniqi, theksoi se siguria e lëvizjes në rrugë është çështje që duhet t’i brengosë institucionet dhe qytetarët.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Intensifikohen aktivitetet në kuadër të projektit të binjakëzimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe të Polonisë

Intensifikohen aktivitetet në kuadër të projektit të binjakëzimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe të Polonisë

Komiteti Drejtues i projektit të binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës” në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë mbajti takimin e dytë të drejtuar nga Zëvendës-Auditori i Përgjithshëm, njëherësh udhëheqës i këtij projekti, Ilir Salihu si dhe drejtuesi i projektit nga Polonia, këshilltari i presidentit të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, Wojciech Kutyla. Në këtë takim palët fillimisht diskutuan për raportin e parë tremujor të progresit si dhe për  planin e punës për gjashtëmujorin e ardhshëm, që u prezantuan nga këshilltarja rezidente e projektit të binjakëzimit, Aleksandra Kukula. Më tutje diskutimi u fokusua në ecurinë e zbatimit të projektit i cili ka për qëllim fuqizimin e ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Projekti shërben për avancimin e metodologjisë së auditimit, rritjen e  cilësisë në auditim dhe fuqizimin e ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, përmes zbatimit të rekomandimeve të auditimit nga subjektet e audituara. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë.
Lexo më shumë
Përcaktimi i tarifave për shërbimet publike nuk është bërë në plotësi sipas kritereve të matshme dhe në përshtatje me kostot reale dhe relevante

Përcaktimi i tarifave për shërbimet publike nuk është bërë në plotësi sipas kritereve të matshme dhe në përshtatje me kostot reale dhe relevante

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) bëri publik raportin e performancës për projektin “Sistemi i Përcaktimit të Tarifave të Energjisë Elektrike, Termike dhe atyre të Ujësjellësit”. Raporti konstaton se pavarësisht progresit të arritur nga rregullatorët në procesin e përcaktimit të tarifave, ka disa mangësi që ndikojnë në saktësinë e tarifave të aprovuara dhe të cilat rrezikojnë që tarifat të mos jenë drejtë të përcaktuara. Po ashtu gjatë procesit të përcaktimit të tarifave, Rregullatorët nuk kanë arritur të sigurojnë transparencë të mjaftueshme si dhe vendosje plotësisht të drejtë dhe të saktë të tarifave. Raporti thekson se Rregullatorët dhe ofruesit e shërbimeve publike nuk kanë zhvilluar një proces të identifikimit të sasisë së konsumuar të shërbimeve nga konsumatorët të cilët janë të liruar nga pagesa e shërbimeve publike për t’u kompensuar nga autoritetet përkatëse. Edhe përcaktimi i kostove operative, kostove kapitale dhe koeficienteve tjerë të rëndësishëm financiarë nuk aprovohet plotësisht bazuar në analiza përkatëse dhe të dokumentuara me sqarime të mjaftueshme dhe të qarta. Parakushtet procedurale dhe teknike gjatë procesit për përcaktimin e tarifave nuk sigurojnë një pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve dhe shoqërisë civile në aktivitetet e konsultimeve publike, qasje e cila ka rezultuar në një situatë ku konsultimet publike - pjesëmarrja e publikut në përcaktimin e tarifave në përgjithësi, është shumë e kufizuar. Ky auditim kishte për qëllim vlerësimin se sa efektiv është sistemi i përcaktimit të tarifave të shërbimeve publike dhe njëkohësisht të identifikojë boshllëqet dhe vlerësojë nëse procesi i përcaktimit të tarifave për shërbimet publike është bërë sipas kritereve të matshme dhe në përputhje me shpenzimet reale dhe relevante. Zyra Kombëtare e Auditimit i rekomandon autoritetet përgjegjëse që të zhvillojnë tutje dhe të implementojnë drejtë dhe me saktësi metodologjinë për përcaktimin e tarifave duke siguruar se konsumatorët e shërbimeve publike paguajnë tarifa të shërbimeve publike të vendosura saktë dhe drejtë. Raportin e plotë mund ta lexoni në këtë vegëz.
Lexo më shumë