Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/11/2020 12:42:59 PM

Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe diskutojnë për rëndësinë e menaxhimit të financave publike

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, i shoqëruar nga presidenti i Institucionit Shtetëror të Auditimit i Emirateve të Bashkuara Arabe, Dr. Harib Saeed Al Amimi, si dhe zyrtarët e tjerë të delegacionit arab u priten sot në takim nga zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti. Presidenti Al Amimi uroi Zëvendëskryeministrin e parë  z. Hoti për marrjen e përgjegjësive të reja. Ai po ashtu ofrojë mbështetjen e tij dhe organizatës të cilën e udhëheq në rrugën që Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës ka nisur me rastin e anëtarësimit në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit. Ndërsa, Zëvendëskryeministri Hoti, falënderoi z. Al Amimi  për përkrahjen e vazhdueshme gjatë tri viteve të fundit për anëtarësimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës në  Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit si dhe siguroi atë se Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet dhe përkujdeset për zbatimin e rekomandimeve që dalin nga raportet e auditimeve në mënyrë që qeverisja në sektorin publik të arrijë dhe të jetë në nivelin e duhur. Ky takim u realizua në kuadër të vizitës së Dr. Harib Saeed Al Amimi në Kosovë për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Domethënia dhe rëndësia e anëtarësimit në INTOSAI: ndikimi dhe përfitimet për Institucionet Supreme të Auditimit” të organizuar nga ZKA-ja. Konferenca organizohet me rastin e pranimit të ZKA-së në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI), si dhe në kuadër të shënimit të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës (17 shkurtit).

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Njoftim

Njoftim

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), të mërkurën me datë 12 shkurt 2020 në ora 10:00, mbanë Konferencën Ndërkombëtare “Domethënia dhe rëndësia e anëtarësimit në INTOSAI: ndikimi dhe përfitimet për Institucionet Supreme të Auditimit”. Për të festuar këtë sukses ndërkombëtar të Zyrës Kombëtare të Auditimit, në konferencë do të marrin pjesë udhëheqës të lartë të Institucioneve Publike, si dhe të Institucioneve Supreme të Auditimit nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Suedia, Polonia, Turqia, Finlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe, nga Gjykata Evropiane e Auditorëve si dhe përfaqësues nga INTOSAI.  Po ashtu, pjesëmarrës në konferencë do të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, mediave dhe organizatave ndërkombëtare dhe donatorë. Fillimisht, para të pranishmëve një fjalë rasti do ta mbajë Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani si dhe Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi. Folës kryesor për temën:  “Domethënia dhe rëndësia e anëtarësimit në INTOSAI: ndikimi dhe përfitimet që kanë ISA të” do të jetë Dr. Harib Saeed Al Amimi, President i Institucionit Shtetëror të Auditimit i Emirateve të Bashkuara Arabe, President i Konferencës së Shteteve Palë t ë Konventës së OKB-së Kundër Korrupsionit, ish President i INTOSAI-t. Për këtë çështje të pranishmëve do t’iu adresohet përmes një video mesazhi edhe z. Gene L Dodaro, Auditor i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Zyra Qeveritare e Auditimit të SHBA-ve. Konferenca Ndërkombëtare “Domethënia dhe rëndësia e anëtarësimit në INTOSAI: ndikimi dhe përfitimet për Institucionet Supreme të Auditimit” do të zhvillohet në tri panele me tema të ndryshme. Paneli I: “Domethënia dhe rëndësia e anëtarësimit në INTOSAI: ndikimi dhe përfitimet që kanë ISA-të” Moderator: z. Magnus Lindell, ish zv. Auditor i përgjithshëm i Suedisë dhe ish zv. Kryetar i Komitetit për Ngritje të Kapaciteteve të INTOSAI-t Panelistë:
  • Znj. Helena Lindberg, Auditore e Përgjithshme e Suedisë dhe zv. Kryetare eKomitetit për Ngritje të Kapaciteteve të INTOSAI-t
  • Dr.Harib Saeed Al Amimi, President i Institucionit Shtetëror të Auditimit i Emirateve të Bashkuara Arabe, President i Konferencës së Shteteve Palë të KonventëssëOKB-së Kundër Korrupsionit, ish President i INTOSAI-t
  • Z. Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës
Paneli II:  ‘Si të zbatohen Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit–praktikat e mira?’ Folësi kryesor:        Geoffrey Simpson, Drejtor i Komisionit për Kontrollin e Cilësisë, Gjykata Evropiane e Auditorëve Moderator: Jade Quarrel, Menaxhere e lartë, Iniciativa për Zhvillim (IDI), INTOSAI Panelistë:
  • Z. Bujar Leskaj, Kryetar, Kontrolli i Lartë i Shtetit të Shqipërisë
  • Z. Jari Sanaskoski, Drejtor i Auditimit Financiar, Zyra Kombëtare e Auditimit e Finlandës
  • Znj. Tanja Tasevska, Këshilltare e Auditorit të Përgjithshëm, Maqedonia e Veriut
  • Znj. Arvita Zyferi, Ndihmëse eAuditorittëPërgjithshëm tëKosovës
  • Z. Murat Ince, Krye-auditor, Gjykata Turke e Llogarive
Paneli III:  ‘Roli i Thesarit në menaxhimin e parasë publike dhe ndikimi i auditimit të jashtëm’ Folësi kryesor:        Ahmet Ismaili, Drejtor i Përgjithshëm i Thesarit të Kosovës Moderator: Z. Ilir Salihu, zv. Auditor i Përgjithshëm i Kosovës Panelistë:
  • Z. Milan Dabovic, President i Senatit të Institucionit Shtetëror të Auditimit tëMalit të Zi
  • Z. Marco Mantovanelli, Menaxher rajonal i Bankes Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut
  • Z. Selim Thaqi, Ekonomist në Zyrën e FMN-së në Kosovë
  • Z. Qerkin Morina, Ndihmës Auditor i Përgjithshëm i Kosovës
  • Z. Wieslaw Kurzyca, Këshilltar i Presidentit të Institucionit Suprem të Auditimit të Polonisë
  • Z. Branko Smilevski, Drejtor i Auditimit, Institucioni Shtetëror i Auditimit të Maqedonisë së Veriut
Dhe në fund do të ndahen certifikata për auditorët e performancës të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës për pjesëmarrje në punëtorinë Simulimi i politikave  e organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Kembrixhit dhe Kolegjin UBT në Kosovë. Mbylljen e Konferencës do ta bëjë Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Ilir Saliu.
Lexo më shumë
ZKA-ja në shenjë mirënjohje ndaj ndihmes së Suedisë inaguroi sallën ‘SNAO’

ZKA-ja në shenjë mirënjohje ndaj ndihmes së Suedisë inaguroi sallën ‘SNAO’

Në shenjë falenderimi dhe respekti për ndihmën e gjithanshme e shumëvjeçare për ngritjen e kapaciteteve të personelit të Zyres Kombëtare të Auditimit (ZKA), sot në ambientet e ZKA-së u bë inaugurimi i sallës së trajnimeve me emrin e institucionit të Zyres Kombetare të Auditimit të Suedisë (SNAO). Ceremonia simbolike e inagurimit u bë nga Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani dhe Auditorja e Përgjithshme e Suedisë, Helena Lindberg, e cila njëherësh është edhe zëvendëskryetare e Komitetit për Ngritje të Kapaciteteve të INTOSAI-t.
Lexo më shumë