Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
7/19/2013 2:56:09 PM

Zhvillimi i kapaciteteve profesionale të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm

Auditorët e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) kanë përfunduar me sukses trajnimin “Qeverisja e mirë, rreziqet dhe kontrolli në sektorin publik” të mbajtur nga Instituti i njohur me statut të Britanisë së Madhe për Financa Publike dhe Kontabilitet (CIPFA) për çka edhe do të certifikohen. 

Ky trajnim është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë. Qëllimi i projektit të financuar ka qenë krijimi i një numri të trajnerëve profesional për skemën e re të certifikimit për auditim të sektorit publik (1). Ky trajnim është vijuar nga 20 pjesëmarrës dhe prej tyre më së shumti anëtarë të stafit të ZAP, disa anëtarë të SHKÇAK dhe disa nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të Shqipërisë.  

Kjo ngjarje do të zhvillohet të martën, 23 korrik 2013, ora 14:00, në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë z. Ian Cliff do të shpërndajë certifikatat. Në të njëjtën kohë në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga CIPFA. 

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës Z. Lage Olofsson do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë rasti. 

 

1) Marrëveshja mes ZAP dhe SHKÇAK e nënshkruar më 09 Korrik 2013 për zhvillimin e profesionit të kontabilitetit dhe auditimit të sektorit publik në Kosovë e bazuar në Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI) të vendosura nga Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI). 

 


  • Share:

Lexo lajme tjera:

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm e përkushtuar drejt zhvillimit të mëtutjeshëm profesional

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm e përkushtuar drejt zhvillimit të mëtutjeshëm profesional

Me qëllim të avancimit në sferën profesionale, më 9 korrik 2013, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKCAK). 

Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin institucional ndërmjet palëve të lartpërmendura, në zhvillimin e profesionit të kontabilitetit dhe auditimit të sektorit publik në Kosovë.

Sipas marrëveshjes është krijuar një skemë e re e certifikimit të auditimit për auditorët në sektorin publik e cila është e bazuar në Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI) të vendosura nga Organizata Ndërkombëtare e institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI). 

Bazuar në këtë marrëveshje  ne do të jemi vendi i parë në rajon dhe më gjerë që ka zhvilluar programin e certifikimit të auditorëve të sektorit publik. Sipas skemës së re të certifikimit të sektorit publik, për të fituar thirrjen Auditor i Certifikuar i Sektorit Publik (AC/SP), auditorët e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm duhet kaluar tri nivele të certifikimit të cilat janë të ndara në tri vite. Pas fazës së certifikimit, të gjithë anëtarët, do t’i nënshtrohen obligimeve për edukim të vazhdueshëm profesional në lëmin e sektorit publik, që nënkupton azhurnimin e tyre me të gjitha ndryshimet në ISSAI, IPSAS, legjislacionin vendor përkatës, etj.

Si i tillë, ky certifikim do ta ngritë nivelin e cilësisë dhe profesionalizmit të auditorëve të ZAP-së të cilët shërbejnë si auditor të jashtëm për të gjitha institucionet e financuara nga buxheti dhe atyre në pronësi publike. 

Me qëllim të ngritjes së mëtutjeshme të cilësisë edhe të auditimit të performancës, ZAP në partneritet me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë, dhe disa Institucione Supreme të Auditimit në rajon, është në proces të zhvillimit të një skeme të zhvillimit profesional dhe certifikimit edhe për auditorët e performancës.

Në muajin maj të këtij viti Komisioni Evropian publikoi një raport duke theksuar se aplikimi i standardeve të kontabilitetit të sektorit publik (të bazuara në parimin akrual) brenda BE-së do të ketë efekt "të madh" në secilin shtet anëtarë, dhe se janë duke u bërë përgatitjet e nevojshme për implementimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit të sektorit publik të cilat janë të bazuara në IPSAS. Prandaj, programi i ri i certifikimit i dizajnuar nga ZAP së  bashku me ShKCAK është plotësisht në linjë me zhvillimet e fundit në Evropë dhe më gjerë sa i përket profesionit të kontabilitet dhe auditimit.

Tanimë ka filluar edhe implementimi i kësaj skeme dhe grupi i parë i ZAP ka filluar trajnimet sipas skemës së re. Në të njëjtën kohë ka filluar edhe muaji i trajnimeve që përmban tema të ndryshme të fazës përgatitore dhe atyre të edukimit të vazhdueshëm profesional. 

 

Lexo më shumë
Auditori i Përgjithshëm i dorëzoi Kuvendit “Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2012”

Auditori i Përgjithshëm i dorëzoi Kuvendit “Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2012”

Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson, ka përgatitur Raportin e tij Vjetor të Auditimit (RVA) për Vitin Financiar 2012, i cili i është dorëzuar Kuvendit.

Ky raport mbulon zbatimin që Qeveria i ka bërë buxhetit për vitin 2012 dhe Pasqyrave Vjetore Financiare (PVF) të Buxhetit të Kosovës (BK) për atë periudhë.

Opinioni gjithëpërfshirës i auditimit si përmbledhje nxjerr si përfundim se: “Pasqyrat Vjetore Financiare të buxhetit të Republikës së Kosovës, në të gjitha aspektet materiale, paraqesin një prezantim të vërtetë dhe të drejtë të financave dhe gjendjes financiare për vitin fiskal 2012”.

Në të njëjtën kohë tërheq Auditori i Përgjithshëm tërheqë vëmendjen në lidhje me prezantimin e pasurive. Pasuritë publike në PVF-të e BK-së janë nënvlerësuar me rreth 2,850,000,000€ në krahasim me PVF themelore individuale. Po ashtu, pasuritë e prezantuara në PVF themelore nuk janë të sakta në shumë raste duke rezultuar me 42 Theksime të Çështjes për OB individuale. (SNISA 400: Opinioni i Pakualifikuar i Auditimit me theksim të çështjes)

Qeveria ka shënuar progres në përcaktimin dhe qartësimin e kornizës legjislative dhe institucionale për Menaxhim të Financave Publike. Megjithatë, OB-të nuk janë duke e zbatuar plotësisht këtë kornizë. Menaxherët e OB-ve ende nuk i kanë krijuar elementet e nevojshme për ta krijuar një ambient të përshtatshëm të kontrollit të brendshëm; ai ka nevojë të zhvillohet edhe më shumë. Kjo përfshin aktivitetet monitoruese që ndërmerren nga menaxhmenti i lartë dhe kontrollet operacionale të nivelit të ulët. Një mjedis më i mirë i kontrollit do ta mbështeste përmirësimin e performancës operacionale, cilësinë e shërbimit dhe vlerën për para. Për më tepër, institucionet kryesore me përgjegjësi qendrore duhet t’i zhvillojnë më tutje parakushtet e mira, qasjet dhe mjetet për ta mbështetur implementimin efektiv të kornizës ligjore.

Në të njëjtën kohë, Kosova tani përballet me pritshmëri dhe kërkesa më të mëdha mbi informata dhe statistika të sakta dhe të vlefshme në lidhje me ambiciet Euro Atlantike të Kosovës. Ne mund të ndjehemi krenar me atë çka ka arritur Kosova në këtë fushë, por ende dalin sfida të reja.

Është shpresë e imja se ky raport do të shërbejë për identifikimin e fushave, në të cilat ne të gjithë mund të punojmë së bashku, për t’ju shërbyer më mirë qytetarëve të Kosovës. 

Raporti tashmë është publikuar në faqen e internetit të ZAP-it: http://oag-rks.org/repository/docs/RVA_2012_Shqip_944597.pdf , dhe është i hapur për komentet tuaja. 

 

Lexo më shumë