Kuvendi i Kosovës shqyrtoi Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2019
Auditori i Përgjithshëm paraqiti në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës Raportin Vjetor të Auditimit për vitin fiskal 2019
Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, prezantoi para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës Raportin Vjetor të Auditimit për vitin fiskal 2019. Ky raport përmban rezultatet kryesore të punës audituese përfshirë opinionin, të gjeturat si dhe rekomandimet e ZKA-së.
Osmani tha se fokusi kryesor i këtij procesi të auditimit ka qenë në vlerësimet për cilësinë e raportimit financiar, efektivitetin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe pajtueshmërinë e transaksioneve financiare me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Para deputetëve Auditori i Përgjithshëm theksoi se konkluzioni i përgjithshëm i auditimit është se në fushën e raportimit financiar nuk janë identifikuar mangësi serioze te organizatat buxhetore, përderisa në fushën e pajtueshmërisë me ligjet vazhdon të ketë dobësi të theksuara. Kurse te Ndërmarrjet Publike raportimi financiar ashtu si edhe pajtueshmëria me kuadrin ligjor kanë mangësi serioze.
Fjalimi i plotë i Auditorit të Përgjithshëm, Besnik Osmani, para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës:
E nderuar Kryetare, të nderuar deputetë,
I nderuar Kryeministër, të nderuar Ministra
Kam kënaqësinë të prezantoj para jush Raportin e Auditimit të buxhetit të shtetit për vitin fiskal 2019.
Në këtë auditim, fokusi ynë ka qenë në vlerësimet për:
- Cilësinë e raportimit financiar
- Efektivitetin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe
- Pajtueshmërinë e transaksioneve financiare me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Konkluzioni i Përgjithshëm i auditimit është se në fushën e raportimit financiar, nuk janë identifikuar mangësi serioze te organizatat buxhetore, përderisa në fushën e pajtueshmërisë me ligjet vazhdon të ketë mangësi/dobësi të theksuara.
Ndërsa, te Ndërmarrjet Publike raportimi financiar ashtu si edhe pajtueshmëria me kuadrin ligjor kanë mangësi serioze.
Raporti është rezultat i auditimit të Raportit Vjetor Financiar të Qeverisë për vitin 2019 dhe i 131 raporteve individuale, nga të cilat:

Lexo më shumë
- 95 organizata buxhetore;
- 14 Ndërmarrje Publike;
- 9 projekte të donatorëve; dhe
- 13 auditime të performancës.
- 69 opinione të pamodifikuara;
- 27 të pamodifikuara me theksim të çështjes; dhe
- 13 opinione të modifikuara.
- Të hyrat ishin mbivlerësuar për 23 milionë euro. Shkaku i këtij gabimi ishte se e njëjta shumë e të hyrave vetjake ishte mbledhur gjatë vitit 2018, ndërsa në planin buxhetor 2019 ishte parashikuar sërish si e hyrë; dhe
- Shpenzimet prej 15 milionë eurosh ishin klasifikuar nëpër kategori joadekuate, me ligjin e buxhetit, përkundër një përmirësimi prej 7 milionë eurosh nga viti paraprak.
- regjistrimi i saj është i papërfunduar;
- inventarizimet vjetore nuk janë te plota;
- rivlerësimi i pasurisë nuk është kryer.
- Gjashtë (6) Ndërmarrje Publike kishin prezantuar rezultat negativ financiar që në total paraqesin humbje prej mbi 28 milionë euro.
- Të gjitha Ndërmarrjet e audituara së bashku, kanë afër 90 milionë euro detyrime afatshkurtra dhe mbi 71 milionë detyrime afatgjata.

