Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/6/2013 3:55:54 PM

Auditimi i Performancës dhe bashkëpunimi rajonal

Nën organizimin e programit TAIEX të Komisionit Evropian dhe në bashkëpunim me Institucionin Suprem të Auditimit të Shqipërisë, me 3 shtator, në Tiranë u mbajt punëtoria “Auditimi i Performancës, mundësitë rajonale për bashkëpunim”. Qëllimi i këtij organizimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit të filluar këtë vit midis Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA) të rajonit dhe të BE-së në fushën e auditimit të performancës, dhe gjetja e mundësive të shkëmbimit të përvojave me ISA-it e rajonit me qëllim të kryerjes së auditimeve të përbashkëta, paralele dhe të koordinuara.

Përfaqësuesit e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm në mesin e pjesëmarrësve të tjerë

Të pranishëm në këtë punëtori ishin përfaqësuesit nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, Artan Venhari, ZV. Auditor i Përgjitshëm, Mirlinda Kadriu, Drejtore e Dep. të Auditimit të Performancës, Bezad Halilaj, Drejtor në Dep. e Auditimit të Prokurimeve dhe Myrvete Gashi, Drejtore e Dep. të Auditimit të PPP. Ndërsa kishte përfaqësues edhe nga Institucione Supreme të Auditimit të vendeve të rajonit si: Shqipërisë si nikoqire, Kroacisë, Sllovenisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe vendeve të BE-së si Suedia, Rumania dhe Norvegjia.  

Pjesëmarrësit u pajtuan që të rritet bashkëpunimi rajonal dhe të shkëmbehen ide dhe informata sa i përket auditimeve të performancës. 

Gjatë qëndrimit në Tiranë, përfaqësues nga ZAP patën një takim të ndarë edhe me Z. Bujar Leskaj, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në këtë takim u theksua se marrëveshja e bashkëpunimit nënshkruar nga të dyja institucionet po përmbushet dhe të dyja palët u pajtuan që të vazhdohet tutje dhe të caktohen objektivat e para sa i përket bashkëpunimit në auditimet e performancës, si dhe të shikohen edhe fusha të reja për bashkëpunimi më të ngushtë në auditime paralele si dhe në fushën e ngritjeve të kapaciteteve të të dy institucioneve. 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm i dorëzoi Kuvendit “Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2012”

Auditori i Përgjithshëm i dorëzoi Kuvendit “Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2012”

Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson, ka përgatitur Raportin e tij Vjetor të Auditimit (RVA) për Vitin Financiar 2012, i cili i është dorëzuar Kuvendit.

Ky raport mbulon zbatimin që Qeveria i ka bërë buxhetit për vitin 2012 dhe Pasqyrave Vjetore Financiare (PVF) të Buxhetit të Kosovës (BK) për atë periudhë.

Opinioni gjithëpërfshirës i auditimit si përmbledhje nxjerr si përfundim se: “Pasqyrat Vjetore Financiare të buxhetit të Republikës së Kosovës, në të gjitha aspektet materiale, paraqesin një prezantim të vërtetë dhe të drejtë të financave dhe gjendjes financiare për vitin fiskal 2012”.

Në të njëjtën kohë tërheq Auditori i Përgjithshëm tërheqë vëmendjen në lidhje me prezantimin e pasurive. Pasuritë publike në PVF-të e BK-së janë nënvlerësuar me rreth 2,850,000,000€ në krahasim me PVF themelore individuale. Po ashtu, pasuritë e prezantuara në PVF themelore nuk janë të sakta në shumë raste duke rezultuar me 42 Theksime të Çështjes për OB individuale. (SNISA 400: Opinioni i Pakualifikuar i Auditimit me theksim të çështjes)

Qeveria ka shënuar progres në përcaktimin dhe qartësimin e kornizës legjislative dhe institucionale për Menaxhim të Financave Publike. Megjithatë, OB-të nuk janë duke e zbatuar plotësisht këtë kornizë. Menaxherët e OB-ve ende nuk i kanë krijuar elementet e nevojshme për ta krijuar një ambient të përshtatshëm të kontrollit të brendshëm; ai ka nevojë të zhvillohet edhe më shumë. Kjo përfshin aktivitetet monitoruese që ndërmerren nga menaxhmenti i lartë dhe kontrollet operacionale të nivelit të ulët. Një mjedis më i mirë i kontrollit do ta mbështeste përmirësimin e performancës operacionale, cilësinë e shërbimit dhe vlerën për para. Për më tepër, institucionet kryesore me përgjegjësi qendrore duhet t’i zhvillojnë më tutje parakushtet e mira, qasjet dhe mjetet për ta mbështetur implementimin efektiv të kornizës ligjore.

Në të njëjtën kohë, Kosova tani përballet me pritshmëri dhe kërkesa më të mëdha mbi informata dhe statistika të sakta dhe të vlefshme në lidhje me ambiciet Euro Atlantike të Kosovës. Ne mund të ndjehemi krenar me atë çka ka arritur Kosova në këtë fushë, por ende dalin sfida të reja.

Është shpresë e imja se ky raport do të shërbejë për identifikimin e fushave, në të cilat ne të gjithë mund të punojmë së bashku, për t’ju shërbyer më mirë qytetarëve të Kosovës. 

Raporti tashmë është publikuar në faqen e internetit të ZAP-it: http://oag-rks.org/repository/docs/RVA_2012_Shqip_944597.pdf , dhe është i hapur për komentet tuaja. 

 

Lexo më shumë
Zyra e Auditorit të Përgjithshëm zhvillon qasje të reja në auditimin e Prokurimit Publik

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm zhvillon qasje të reja në auditimin e Prokurimit Publik

Banka Botërore po financon një program që synon rritjen e zbatimit më të mirë të Prokurimit Publik në Kosovë. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm mbështetet me një grant për një projekt 20 muajsh, i cili fokuset drejt zhvillimit të aftësive profesionale në auditimin e sistemeve të prokurimit dhe në marrjen e vendimeve të duhura afariste në prokurim. Sean Sweeney është kontraktuar për trajnim dhe mentorim në Zyrë. Kjo gjithashtu përfshin një udhëzues të ri të bazuar mbi praktikat më të mira ndërkombëtare dhe ofrimin e trajnimit.

Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson dhe Sean Sweeney, Drejtori Ekzekutiv i Korporatës KOSI, duke nënshkruar kontratën, më 9 Tetor. 

 

Lexo më shumë