Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
3/22/2021 7:26:59 PM

Auditori i Përgjithshëm viziton Kolegjin AAB për të forcuar bashkëpunimin ndër institucional

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, të hënën ka vizituar Kolegjin AAB, ku është pritur në takim nga Rektori, z. Bujar Demjaha, Dekani i Fakultetit Ekonomik, z. Medain Hashani dhe prodekanja znj. Kosovare Ukshini. Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe Kolegjit AAB në fushën e auditimit, shkëmbimet e ndihmës profesionale e akademike, si dhe të angazhimit të studentëve në punë praktike. Në kuadër të kësaj vizite në Kolegjin AAB, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, po ashtu, pati edhe një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit Ekonomik, para të cilëve shpjegoj rolin, misionin, mënyrën se si funksionon Zyra Kombëtare e Auditimit, si dhe detaje të tjera rreth procesit të përpilimit të raporteve të auditimit. Osmani ka thënë se ZKA-ja auditon fondet publike për t’i siguruar taksapaguesit që paratë e tyre po përdorën në mënyrë ekonomike, që raportimi financiar është i saktë dhe vendimet janë në pajtim me kërkesat ligjore. Tutje Auditori i Përgjithshëm ka theksuar rëndësinë e zbatimit të  rekomandimeve të ZKA-së dhe ndikimin e tyre në fuqizimin e qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies. Nga ana tjetër studentët u interesuan që të informohen më shumë lidhur me atë se si bëhet auditimi, për sigurinë në auditim, llojet e auditimeve, për llogaridhënien dhe transparencën e  shpenzimit të parasë publike. Ndërkohë Dekani i Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB, z. Medain Hashani, falënderojë Auditorin e Përgjithshëm për vizitën, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimi mes dy institucioneve.  Hashani ka thënë se ZKA-ja vazhdon të jetë nder institucionet më kredibile në Kosovë përmes punës profesionale, të pavarur dhe transparente.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Punonjësja e ZKA-së ka përfunduar me sukses programin “Liderët e rinj” të organizuar nga Iniciativa për Zhvillim e INTOSAI-t

Punonjësja e ZKA-së ka përfunduar me sukses programin “Liderët e rinj” të organizuar nga Iniciativa për Zhvillim e INTOSAI-t

Drejtoresha për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Qendresa Mulaj, ka përfunduar me sukses programin “Liderët e rinj” 2019-2021, të organizuar nga Iniciativa për Zhvillim e INTOSAI-t. Me këtë rast Mulaj ka thënë se ky program ka qenë një mundësi e mirë për të mësuar dhe eksploruar më shumë për zhvillimin personal dhe institucional. Ajo ka thënë se përmes zbatimit të strategjisë për ndryshim ka kontribuar në ndryshimin pozitiv të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Kurse Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, ka uruar të gjithë të diplomuarit e programit, në veçanti znj. Mulaj duke thënë se ajo ka treguar vizionin dhe ambicien e saj për të qenë një agjente e ndryshimit në Zyrën Kombëtare të Auditimit. “Prandaj ndjehem i sigurt që puna e saj në të ardhmen do të jetë në të mirë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Osmani.
Lexo më shumë
Bashkëpunimi rajonal me fokus në zhvillimin e kapaciteteve për auditimet e performancës

Bashkëpunimi rajonal me fokus në zhvillimin e kapaciteteve për auditimet e performancës

Në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve për auditimet e performancës si dhe përgatitjeve për projektin e tretë të auditimeve paralele, Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë ka filluar programin e trajnimit e-learning,  për Institucionet Supreme të Auditimit të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.  Pjesë e këtij programi është edhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës, përmes pjesëmarrjes se auditorëve nga departamenti i performancës, Alba Keqa dhe Elira Hashani. Ky program do të zhvillohet përmes mentorimit të drejtpërdrejtë,  punëtorive e seminareve dhe punës së ekipeve në auditimet e tyre reale që të jenë në gjendje të zbatojnë aftësitë e tyre në praktikë. Programi përbehet nga gjashtë module dhe për shkak të pandemisë do të mbahet kryesisht on-line dhe do  të zgjatë në një periudhe prej 6-10 muaj. Në kuadër të trajnimit janë parashikuar mësimet si dhe njohuri për  standardet e auditimit të performancës, përfshirë të gjitha fazat e auditimit. Gjithashtu pjesëmarrësit do të përfshihen në punë praktike në të gjitha fazat e auditimit konkret – nga parastudimi, ekzekutimi  deri në raportim, ku në te njëjtën kohë do të marrin udhëzime dhe mbështetje nga trajnerët. Programi i trajnimit për auditimin e performancës është hartuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë dhe me mbështetjen e ISA-ve të tjera është zbatuar me sukses në rajonin e AFROSAI për shumë vite. Ky trajnim profesional  është zhvilluar edhe në ZKA gjatë vitit 2019, ku kanë marrë pjesë  dhe janë certifikuar të gjithë auditorët e performancës. Trajnimet e sistemuara dhe të standardizuara, të zbatuara në bazë rajonale, kanë rezultuar të jenë shumë efektive dhe kontribuojnë në institucionalizimin e auditimit të performancës.    
Lexo më shumë