Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
12/17/2024 3:00:00 PM

ZKA-ja dhe USAID KMI diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, të martën priti në takim ekipin e Projektit të USAID – Integriteti i Komunave të Kosovës (KMI), të kryesuar nga Zëvendës Drejtori Vehbi Selmani. Takimi kishte për qëllim vlerësimin e asistencës së ofruar nga projekti dhe identifikimin e sfidave dhe çështjeve për përmirësim.

 

Palët theksuan rëndësinë e mbështetjes së projektit në avancimin e kapaciteteve të ZKA-së, veçanërisht në përmbushjen e objektivave strategjike dhe rritjen e transparencës dhe efikasitetit në auditime.

 

ZKA dhe Projekti USAID KMI riafirmuan përkushtimin e tyre për të punuar në përmbushjen e objektivave të përbashkëta të cilat i kontribuojnë forcimit të menaxhimit financiar dhe qeverisjes publike.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

ZKA-ja vazhdon traditën e dhurimit të gjakut

ZKA-ja vazhdon traditën e dhurimit të gjakut

Njëzetë e dy punonjës të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) të enjten morën pjesë në aksionin vjetor për dhurimin e gjakut. Aktiviteti i organizuar nga Sindikata e ZKA-së dhe me mbështetjen e menaxhmentit, reflekton përkushtimin e institucionit ndaj humanizmit dhe solidaritetit, duke shërbyer si shembull frymëzues i vlerave të përbashkëta dhe përkujdesjes për shoqërinë.   

 

ZKA-ja shpreh mirënjohjen për ekipin mjekësor të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut për profesionalizmin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm.

 

Lexo më shumë
Studentët e Kolegjit AAB vizituan Zyrën Kombëtare të Auditimit

Studentët e Kolegjit AAB vizituan Zyrën Kombëtare të Auditimit

Me qëllim të avancimit të njohurive për auditimin publik dhe rolin e tij në rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në institucionet publike, një grup studentësh nga Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB të hënën vizituan Zyrën Kombëtare të Auditimit. 

 

Studentët e shoqëruar nga Udhëheqësja e Qendrës për Karrierë, Jehona Rukovci dhe  profesori Remzi Smajli u mirëpritën nga Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca. Ajo  i informoi për mandatin, përgjegjësitë dhe strukturën organizative të ZKA-së.

 

Ndërsa Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Ramadan Gashi, mbajti ligjëratë mbi historikun e institucionit, kompetencat e tij, llojet e auditimeve dhe fazat kryesore të procesit të auditimit.

Lexo më shumë