Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
8/20/2021 3:46:40 PM

Auditori i Përgjithshëm i Argjentinës Jesús Rodríguez uron homologen e tij nga Kosova

Auditori i Përgjithshëm i Argjentinës, Jesús Rodríguez, ka përgëzuar Auditoren e Përgjithshme të Kosovës, Vlora Spanca, për marrjen e pozitës së re, duke u zotuar për një bashkëpunim edhe më të frytshëm në të ardhmen. Në letrën e urimit dërguar znj. Spanca, Auditori i Përgjithshëm i Argjentinës Jesús Rodríguez, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për punën e jashtëzakonshme të kryer nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës në forumet e auditimit kombëtar dhe ndërkombëtar. Po ashtu ai ka rikonfirmuar angazhimin për të forcuar dhe thelluar marrëdhënien dypalëshe midis institucioneve si dhe angazhimin me INTOSAI-n. “Institucioni Suprem i Auditimit të Kosovës dhe Institucioni Suprem i Auditimit të Argjentinës kanë ndërtuar një marrëdhënie të rëndësishme institucionale, dhe ne besojmë se do të vazhdojmë të rrisim kompetencat tona reciproke gjatë rrugës, duke investuar në njerëz, duke zhvilluar kapacitetet e tyre dhe duke ndarë teknologjinë, së bashku në një qëllim të përbashkët. Ju urojmë suksese në përpjekjet tuaja të ardhshme; ne do të vlerësonim mbajtjen e lidhjeve të gjalla dhe ne ripohojmë angazhimin tonë për të forcuar dhe thelluar marrëdhënien tonë dypalëshe si dhe angazhimin me INTOSAI-n. Përveç kësaj, ne përshëndesim edhe ish Auditorin e Përgjithshëm z. Besnik Osmani dhe përgëzojmë për menaxhimin e tij gjatë 5 viteve të fundit”, është theksuar ndër të tjera në urimin e Auditorit të Përgjithshëm të Argjentinës Jesús Rodríguez.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditorja e Përgjithshme e Suedisë uron homologen Vlora Spanca, zotohet për forcim të bashkëpunimit shumëvjeçar

Auditorja e Përgjithshme e Suedisë uron homologen Vlora Spanca, zotohet për forcim të bashkëpunimit shumëvjeçar

Auditorja e Përgjithshme e Suedisë, Helena Lindberg,  ka uruar homologen e saj Vlora Spanca për zgjedhjen në pozitën e Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës. Me këtë rast Auditorja Lindberg është zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. “Dy organizatat tona kanë pasur një marrëdhënie të shkëlqyer gjatë mandatit të ish Auditorit të Përgjithshëm z. Besnik Osmani, dhe unë pres që të vazhdojmë në këtë rrugë. Shpresoj që pandemia së shpejti të na lejojë të takohemi dhe të forcojmë bashkëpunimin tonë. Ju uroj suksese në detyrat tuaja të reja”, është thënë ndër të tjera në letrën e urimit të Auditores së Përgjithshme Helena Lindberg. Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë aktualisht janë në proces të zbatimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit bilateral “Bashkëpunimi për Zhvillim Institucional me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës 2020-2023” e cila ka për qëllim zhvillimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve organizative të ZKA-së që promovojnë punë me cilësi të lartë, si dhe forcimin e kapacitetit për të përgatitur raporte të auditimit të performancës me cilësi të lartë dhe të dobishme për shoqërinë. Bashkëpunimi dhe partneriteti në mes të ZKA-së së Kosovës dhe asaj të Suedisë daton që nga  2011-ta, kur është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit për zhvillimin e kapaciteteve, përmes së cilës ZKA-së së Kosovës i është ofruar mbështetje për të përmbushur mandatin e saj dhe për t`u bërë një institucion suprem i auditimit i qëndrueshëm, i cili vepron në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira.
Lexo më shumë
Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca merr urim nga Auditori i Përgjithshëm i Britanisë së Madhe

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca merr urim nga Auditori i Përgjithshëm i Britanisë së Madhe

Në vazhdën e urimeve për emërimin në pozitën e Auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca, ka pranuar letër urimi edhe nga Auditori i Përgjithshëm i Britanisë së Madhe, Gareth Davies. Auditori i Përgjithshëm i Britanisë së Madhe, Gareth Davies, në letrën e urimit dërguar homologes nga Kosova, ka shprehur përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy Institucioneve Supreme të Auditimit në kuadër të INSTOSAI-t dhe EUROSAI-t me qëllim të përmirësimit të llogaridhënies. “Jam i sigurt se organizatat tona do të vazhdojnë të gjejnë baza të përbashkëta bashkëpunimi brenda INTOSAI-t dhe EUROSAI-t në mënyrë që të përmirësojnë dhe nxisin një kulturë të llogaridhënies. Ju uroj çdo sukses në rolin tuaj të ri dhe mezi pres të takohem me ju në të ardhmen”, është thënë në letrën e urimit të Auditorit të Përgjithshëm të Britanisë së Madhe.
Lexo më shumë