Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
8/24/2021 2:54:41 PM

Komuna e Vushtrrisë zotohet për adresimin e gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit

Debati i radhës për gjetjet dhe rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit është mbajtur të martën në Komunën e Vushtrrisë. Pjesëmarrës të këtij debati kanë qenë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, Udhëheqësi i Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), Zukë Zuka, Visar Prebreza nga BIRN si dhe këshilltarët e Kuvendit Komunal. Udhëheqësi i Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), Zukë Zuka, ka thënë se për vitin 2020 Komuna e Vushtrrisë ka marrë opinion të pamodifikuar me theksim të çështjes. Ai ka bërë më dije se çështjet e theksuara nuk e kanë ndikuar opinionin e auditimit, sepse çështje të tilla nuk janë identifikuar vetëm të Vushtrri por edhe në komuna të tjera. Sipas Zukës, këto çështje do të adresohen në nivel të përgjithshëm përmes Raportit Vjetor të Auditimit (RVA). Zuka ka deklaruar se gjatë auditimit janë identifikuar dobësi tek të Hyrat, Mallrat dhe shërbimet dhe komunalitë, Subvencionet dhe transferet, Investimet kapitale, Pasuritë kapitale dhe jokapitale, llogari të arketueshme  si dhe te  auditimit të brendshëm. Ndërsa kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se për vitin 2020 kjo komunë ka pranuar më pak rekomandime, ndërkohë që ka shënuar rritje të numri të rekomandimeve të zbatuara. Megjithatë Tahiri ka treguar se janë disa rekomandime të cilat praktikisht është e pamundur të zbatohen, sidomos ajo që  ka të bëjë me zbatimin e kontratës kolektive në arsim. Ai ka thënë se rekomandimet janë të bazuara dhe të pranuara nga Komuna si dhe është përgatitur plani i veprimit për t’i adresuar ato. Sipas Tahirit, rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm dhe atij të brendshëm janë mundësi për përmirësim të proceseve të punës brenda komunës. Po ashtu ai ka vlerësuar se raportet e auditimit shërbejnë për të avancuar më tutje transparencën, llogaridhënien dhe shpenzimin e drejtë të buxhetit. Kurse  Visar Prebreza nga BIRN-i ka thënë se sipas analizës së realizuar Komuna e Vushtrrisë është ndër komunat që ka pranuar më së shumti rekomandime. Megjithatë kjo komunë nga viti në vit ka pranuar më pak rekomandime sesa komunat e tjera. Nga 19 rekomandime sa i ka pasur për vitin 2019, për 2020-n ka marrë 14. Sipas Prebrezes, Vushtrria ka pranuar opinion të pamodifikuar por me theksim të çështjes dhe theksimi i çështjes është për shkak të pagesave që janë bërë nga kategoria në kategori.  Ai ka deklaruar se serish janë evidentuar dobësi në prokurim, menaxhim të kontratave, vonesat të projekteve, dhe borxhe. Ky debat është organizuar nga BIRN Kosova në  kuadër të Projektit me USAID TEAM i cili ju ka ndihmuar komunave që t’i zbatojnë rekomandimet e auditorit. Debati ka për qellim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e raporteve të auditimit dhe zbatimin e rekomandimeve.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

30

30

Presidenti i Gjykatës Turke të Llogarive uron Auditoren e Përgjithshme të Kosovës
Lexo më shumë
30

30

Presidenti i Institucionit Shtetëror të Auditimit të Emirateve të Bashkuara Arabe përgëzon Auditoren e Përgjithshme të Kosovës për marrjen e detyrës së re
Lexo më shumë