Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
8/24/2021 3:16:46 PM

Auditori  Përgjithshëm i Arabisë Saudite uron homologen nga Kosova, zotohet për bashkëpunim

Në rrjedhën e urimeve për marrjen e detyrës së re, Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, ka pranuar letër urimi edhe nga Auditori  Përgjithshëm i Arabisë Saudite, Dr. Hussam Alangari. Në letrën dërguar homologes nga Kosova, Alangari ka vlerësuar se nën drejtimin e znj. Spanca, Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës do të vazhdojë prosperitetin dhe suksesin. “Pres me padurim mundësitë për tu takuar dhe për të krijuar një koordinim dhe bashkëpunim në mes të zyrave tona. Ju uroj juve dhe zyrës tuaj më të mirat gjatë mandatit tuaj”, është thënë ndër të tjera në urimin e  Auditorit  të Përgjithshëm të Arabisë Saudite, Dr. Hussam Alangari. Me këtë rast Auditori i Përgjithshëm i Arabisë Saudite, Dr. Hussam Alangari ka falënderuar edhe ish Auditorin e Përgjithshëm Besnik Osmani duke vlerësuar lartë bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të dy institucioneve gjatë mandatit të kaluar.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Presidenti i Institucionit Shtetëror të Auditimit të Emirateve të Bashkuara Arabe përgëzon Auditoren e Përgjithshme të Kosovës për marrjen e detyrës së re

Presidenti i Institucionit Shtetëror të Auditimit të Emirateve të Bashkuara Arabe përgëzon Auditoren e Përgjithshme të Kosovës për marrjen e detyrës së re

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, ka pranuar letër urimi nga presidenti i Institucionit Shtetëror të Auditimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Dr. Harib Saeed Al Amimi. Më këtë rast ai ka shprehur përkushtimin e tij për kultivimin e marrëdhënieve të mira në mes të dy institucioneve si dhe ngritjen e bashkëpunimit bilateral. "Ne jemi të etur për të avancuar nivelin e bashkëpunimit bilateral, për të rritur vlerat e auditimit si në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit ashtu edhe për të përmirësuar qeverisjen dhe luftimin e korrupsionit në nivelin global”, është theksuar në urimin e presidentit të Institucionit Shtetëror të Auditimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Dr. Harib Saeed Al Amimi.
Lexo më shumë
Auditorja e Përgjithshme pranon urime nga Auditori i Përgjithshëm i Autoritetit të Auditimit të Maqedonisë së Veriut për auditimin e fondeve IPA

Auditorja e Përgjithshme pranon urime nga Auditori i Përgjithshëm i Autoritetit të Auditimit të Maqedonisë së Veriut për auditimin e fondeve IPA

Auditori i Përgjithshëm i Autoritetit të Auditimit të Maqedonisë së Veriut për auditimin e fondeve IPA, Adem Curi, ka përgëzuar Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca për marrjen e detyrës. Me këtë rast ai ka shprehur gatishmërinë për të forcuar më tej komunikimin dhe bashkëpunimin profesional mes institucioneve. “Duke pasur parasysh kapacitetin dhe njohuritë tona profesionale në auditimin e fondeve të BE -së, ne kemi krijuar një Rrjet Rajonal të Autoriteteve të Auditimit IPA, ku diskutojmë qasjen dhe sfidat tona të auditimit me kolegët nga Komisioni Evropian, Gjykata Evropiane e Auditorëve dhe autoritet e tjera të Auditimit. Në fund, edhe një herë dua t'ju përgëzoj për rolin e ri si Auditor i Përgjithshëm i Zyrës Kombëtare në Republikën e Kosovës dhe ju uroj suksese në vitet e ardhshme”, është thënë në letrën e urimit të Auditorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Auditimit të Maqedonisë së Veriut për auditimin e fondeve IPA. Zyra Kombëtare e Auditimit të Republikës së Kosovës dhe Autoriteti i Auditimit të Maqedonisë së Veriut për auditimin e fondeve IPA kanë marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale për auditim efektiv dhe efikas në fushën e auditimit të fondeve nga IPA.
Lexo më shumë