Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
8/27/2021 8:18:08 AM

Homologët nga Belgjika, Malta, Andora dhe Zambia urojnë Auditoren e Përgjithshme të Kosovës

Auditori i Përgjithshëm i Belgjikës, Philippe Roland; Auditori i Përgjithshëm i Maltës, Charles Deguara; Auditori i Përgjithshëm i Andorës, Francesc d’Assis Pons Tomas si dhe Auditori i Përgjithshëm i Zambisë, Dr Dick Chellah Sichembe kanë dërguar letra urimi për Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca me rastin e marrjes së detyrës së re. Në letrat e veçanta dërguar znj. Spanca, homologët kanë përgëzuar atë për ardhjen në krye të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, duke shprehur besimin se gjatë mandatit të saj ZKA-ja do të shënoj ngritje dhe suksese. Po ashtu krerët e Institucioneve Supreme të Auditimit të Belgjikës, Maltës, Andorës dhe Zambisë kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimi në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit. Ata kanë vlerësuar se përvoja e Auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca, në fushën e auditimit do të sigurojë një vlerë të shtuar jo vetëm brenda ZKA-në por edhe në nivelin ndërkombëtarë veçanërisht brenda INTOSAI-t dhe EUROSAI-t.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Iniciativa për Zhvillim të  INTOSAI-t uron Auditoren e Përgjithshme, pret vazhdim të partneritetit me ZKA-në

Iniciativa për Zhvillim të INTOSAI-t uron Auditoren e Përgjithshme, pret vazhdim të partneritetit me ZKA-në

Drejtori i Përgjithshëm i Iniciativës për Zhvillim e INTOSAI-t (IDI), Einar J. Gørrissen, ka uruar Auditoren e Përgjithshme të Kosovës, Vlora Spanca, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm në krye të Zyrës Kombëtare e Auditimit.  Në letrën dërguar znj. Spanca, Gørrissen ka shkruar se mezi pret të punojë së bashku dhe të vazhdojë marrëdhënien bashkëpunuese mes  Iniciativës për Zhvillim e INTOSAI-t dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. ?Kemi pasur fatin që kemi bashkëpunim me ISA-in e Kosovës, në përpjekjet tona të përbashkëta për të mbështetur ISA-at për të përforcuar performancën dhe kapacitete e tyre. Mbështetja e Kosovës në ofrimin e resurseve për programet e IDI-it, ka ndihmuar në zhvillimin e kapaciteteve të ISA-ve tjera. Me kënaqësi dëshirojmë të theksojmë se gjatë bashkëpunimeve tona të mëhershme, ISA e Kosovës ka vazhduar që të pasuroj me pjesëmarrës mes tjerash programet tona, atë të  ISA Liderëve të Rinjë të ISA-ve dhe Programin Profesional PESA-P, është thënë në urimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Iniciativës për Zhvillim të  INTOSAI-t, Einar J. Gørrissen. Aktualisht, ZKA-ja është pjesë e Iniciativës për Zhvillim e INTOSAI-t (IDI), në kuadër të Programit për Edukim Profesional për Auditorët e ISA-ve (PESA). Po ashtu në kuadër të partneritetit me Iniciativën për Zhvillim e INTOSAI-t ZKA-ja më herët ka qenë pjesë e Programit “Liderët e rinj”.
Lexo më shumë
Auditorja e Përgjithshme pranon urime nga homologu i Portugalisë, Kuvajtit, Omanit, Bahrainit, Ekuadorit dhe Kenisë

Auditorja e Përgjithshme pranon urime nga homologu i Portugalisë, Kuvajtit, Omanit, Bahrainit, Ekuadorit dhe Kenisë

Përgëzime për detyrën e re Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka marrë edhe nga krerët e Institucioneve Supreme të Auditimit të Portugalisë, Kuvajtit, Omanit, Bahrainit, Ekuadorit dhe Kenisë. Në urimet e veçanta dërguar homologes së tyre nga Kosova, krerët e Institucioneve Supreme të Auditimit të Portugalisë, Kuvajtit, Oamanit, Bahrainit, Ekuadorit dhe Kenisë kanë shprehur gatishmëri për të punuar me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës, me qëllimin e përbashkët për të siguruar që fondet publike të shfrytëzohen drejt dhe të përmirësojnë jetën e qytetarëve. Ata janë zotuar se do të angazhohen edhe për forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare përmes bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh brenda komunitetit të EUROSAI-t dhe INTOSAI-t.
Lexo më shumë