Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/1/2021 10:00:57 PM

Auditorja e Përgjithshme pranon urime nga homologu i Filipineve, Maldives dhe Butanit

Auditori i Përgjithshëm i Filipineve, Michael G. Aguinaldo; Auditori i Përgjithshëm i Maldives Hussain Niyazy si dhe Auditori i Përgjithshëm i Butanit Dasho Tashi, i kanë dërguar letra urimi Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, duke i dëshiruar realizimin e synimeve gjatë mandatit në udhëheqjen e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Nëpërmjet urimeve të veçanta dërguar homologes së tyre, ata kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin profesional mes Institucioneve Supreme të Auditimit si dhe në kuadër të INTOSAI-t për të arritur qëllimet e përbashkëta. Po ashtu krerët e Institucioneve Supreme të Auditimit të Filipineve, Maldives, dhe Butanit kanë thënë se përvoja dhe ekspertiza e Auditores së Përgjithshme Vlora Spanca garantojnë arritjen e objektivave operative të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Avokati i Popullit uron Auditoren e Përgjithshme, thotë se përvoja dhe puna e deritanishme e saj do t’i kontribuojnë fuqizimit të llogaridhënies dhe transparencës në sektorin publik

Avokati i Popullit uron Auditoren e Përgjithshme, thotë se përvoja dhe puna e deritanishme e saj do t’i kontribuojnë fuqizimit të llogaridhënies dhe transparencës në sektorin publik

Avokati i Popullit Naim Qelaj ka përgëzuar Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, me rastin e zgjedhjes në krye të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Në letrën e urimit dërguar znj. Spanca, Avokati i Popullit ka shkruar se përvoja dhe puna e saj  e deritanishme do të vazhdojë  të kontribuojë në fuqizimin e llogaridhënies dhe transparencës në sektorin publik. Po ashtu, Avokati i Popullit Naim Qelaj ka shprehur përkushtimin që bashkëpunimi i shkëlqyeshëm në mes të dy institucioneve të vazhdojë edhe më tej në të ardhmen, në funksion të respektimit të të drejtave të njeriut dhe forcimit  të sundimit të ligjit. “Në emër të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe në emrin tim, dëshiroj t’ju shpreh urimet më të sinqerta me rastin e zgjedhjes tuaj në krye të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Shpreh besimin e plotë se përvoja dhe puna juaj e deritanishme do të vazhdojë të kontribuojë në fuqizimin e llogaridhënies dhe transparencës në sektorin publik. Institucioni i Avokatit të Popullit do të vazhdojë përkushtimin që bashkëpunimi i shkëlqyeshëm që është ndërtuar  gjatë viteve në mes të institucioneve tona, do të vazhdojë edhe më tej në të ardhmen, në funksion të respektimit të të drejtave të njeriut dhe forcimit të mëtejmë të sundimit të ligjit në vend. Me  këtë,  shfrytëzoj  rastin  të  shprehi interesimin tim për t’ju takuar dhe uruar detyrën e re edhe personalisht”, është thënë në letrën e urimit të Avokatit të Popullit, Naim Qelaj.
Lexo më shumë
Auditori i Përgjithshëm i Bullgarisë uron Auditoren e Përgjithshme të Kosovës

Auditori i Përgjithshëm i Bullgarisë uron Auditoren e Përgjithshme të Kosovës

Auditori i Përgjithshëm i Bullgarisë, Tzvetan Tzvetkov,  ka përgëzuar Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës për marrjen e detyrës në udhëheqjen e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Duke i dëshiruar sukses dhe mbarësi në këtë rrugëtim, homologu Tzvetkov  e ka siguruar znj. Spanca se Zyra Kombëtare e Auditimit të Bullgarisë  është vazhdimisht e hapur për nisma të reja që synojnë forcimin e marrëdhënieve profesionale midis Institucioneve Supreme të Auditimit në nivel dypalësh dhe shumëpalësh. “Besoj fuqishëm se njohuritë e juaja gjithëpërfshirëse  dhe përvoja profesionale, padyshim që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe progresin e mëtejshëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. Ju uroj përzemërsisht suksese në përgjegjësinë tuaj të re dhe pres të bashkëpunojmë në të ardhshmen”, është thënë në urimin e Auditorit të Përgjithshëm të Bullgarisë, Tzvetan Tzvetkov.
Lexo më shumë