Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/2/2021 2:58:33 PM

SIGMA përgëzon Auditoren e Përgjithshme për marrjen e detyrës së re

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, ka pranuar letër urimi edhe nga Iniciativa e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Evropian SIGMA. Nëpërmjet këtij urimi SIGMA ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës për zhvillimin e kapaciteteve dhe forcimin e qeverisjes publike. “Siç jeni në dijeni SIGMA është një nismë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Evropian (BE) mbështetja e administratave dhe institucioneve në anëtarësimin në BE dhe vendet fqinje në forcimin e qeverisjes publike, përmes ngritjes së kapaciteteve të sektorit publik. Për disa vite kemi punuar dhe mbështetur institucionet supreme të auditimit në rajon në zhvillimin e kapaciteteve të tyre. Do të doja t'ju uroja përsëri gjithë të mirat në rolin tuaj të ri dhe mezi pres më tej zhvillimin e marrëdhënieve midis institucioneve tona”, është thënë në letrën e urimit të dërguar nga SIGMA.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm i Bullgarisë uron Auditoren e Përgjithshme të Kosovës

Auditori i Përgjithshëm i Bullgarisë uron Auditoren e Përgjithshme të Kosovës

Auditori i Përgjithshëm i Bullgarisë, Tzvetan Tzvetkov,  ka përgëzuar Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës për marrjen e detyrës në udhëheqjen e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Duke i dëshiruar sukses dhe mbarësi në këtë rrugëtim, homologu Tzvetkov  e ka siguruar znj. Spanca se Zyra Kombëtare e Auditimit të Bullgarisë  është vazhdimisht e hapur për nisma të reja që synojnë forcimin e marrëdhënieve profesionale midis Institucioneve Supreme të Auditimit në nivel dypalësh dhe shumëpalësh. “Besoj fuqishëm se njohuritë e juaja gjithëpërfshirëse  dhe përvoja profesionale, padyshim që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe progresin e mëtejshëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. Ju uroj përzemërsisht suksese në përgjegjësinë tuaj të re dhe pres të bashkëpunojmë në të ardhshmen”, është thënë në urimin e Auditorit të Përgjithshëm të Bullgarisë, Tzvetan Tzvetkov.
Lexo më shumë
Zyra Kombëtare e Auditimit përmbyll me sukses sezonin auditues 2020/21

Zyra Kombëtare e Auditimit përmbyll me sukses sezonin auditues 2020/21

Zyra Kombëtare e Auditimit ka përfunduar sezonin auditues 2020/21 duke dërguar në Kuvendin e Republikës së Kosovës Raportin Vjetor të Auditimit (RVA). RVA-ja prezanton gjetjet dhe konkluzionet e auditimit, si dhe rekomandimet e dhëna për vitin fiskal 2020 dhe shpreh Opinionin e Auditimit për Raportin Financiar Vjetor të Qeverisë së Kosovës për vitin 2020. Përveç auditimeve financiare dhe të pajtueshmërisë, RVA-ja përfshin informata edhe për auditime të tjera të kryera gjatë sezonit auditues 2020/2021, siç janë auditimet e performancës, të menaxhimit, sistemeve të teknologjisë së informacionit, të projekteve të donatorëve, etj. Këtë vit për herë të parë ky Raport përmban edhe rezultatet nga auditimi i teknologjisë së informacionit që është kryer në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës. Gjatë këtij sezoni auditues, ZKA-ja ka kryer gjithsej 127 auditime që përfshijnë raportin financiar vjetor të buxhetit të Republikës së Kosovës, me vlerë rreth 2.5 miliardë euro; 90 organizata buxhetore; 12 ndërmarrje publike nga sektorë të ndryshëm; 11 auditime të përformancës si dhe 13 projekte të financuara nga Banka Botërore dhe SIDA. Me rastin e përfundimit të sezonit auditues, Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, ka theksuar se “Auditimet e vitit 2020 kanë nxjerrë në pah një sërë mangësish në shumicën e organizatave buxhetore, të cilat karakterizojnë një menaxhim të dobët të fondeve buxhetore, si dhe mos arritjen e vlerës për para. Një qasje sistematike dhe më e fokusuar në zgjidhjen dhe adresimin e problemeve të identifikuara, do të ishte më se e nevojshme, në mënyrë që t’i hapet rrugë menaxhimit më të mirë dhe shërbimeve më të mira për qytetarët. Konkluzionet kryesore të raportit nënvizojnë nevojën për një vëmendje të shtuar të drejtuesve të subjekteve publike për forcimin e masave dhe përmirësimin e proceseve në fushat e identifikuara”, ka deklaruar Spanca. Ndërkaq shqetësuese vazhdon të mbetet niveli jo i kënaqshëm i zbatimit të rekomandimeve. Ndonëse përpjekjet e koordinuara të ZKA-së dhe të komisioneve parlamentare të Kuvendit për rritjen e përgjegjësisë së drejtuesve të subjekteve të audituara kanë filluar të japin efekte pozitive, ku  përqindja e rekomandimeve të zbatuaraka arritur në 45% apo 5% më shumës se në vitin paraprak, përmirësimi i mëtejshëm në këtë fushë, kërkon përkushtim më të madh të vendimmarrësve. Me këtë rast Auditorja e Përgjithshme ka falenderuar punonjësit e ZKA-së për punën dhe kontributin e dhënë për të përmbyllur me sukses këtë sezonë të auditimit, gjatë së cilës për herë të parë, është zbatuar sistemi elektronik për menaxhimin e auditimit dhe metodologjia e përditësuar për auditime financiare dhe të pajtueshmërisë. Zyra Kombëtare e Auditimit së shpejti fillon vitin e ri të auditimit dhe aktualisht po punohet në Planin Vjetor të Punës 2021/2022. Raportin e plotë mund ta lexoni këtu.
Lexo më shumë